Në SHBA diskutohet për ndryshim strategjie në politikën ndaj Iranit | Bota | DW | 02.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në SHBA diskutohet për ndryshim strategjie në politikën ndaj Iranit

Me sa duket në mosmarrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit ka risi. Sipas vlerësimit të përfaqësuesve kryesorë të Bashkimit Evropian, së shpejti qeveria e Shteteve të Bashkuara do të vendosë për ti ofruar Iranit shtysa në mënyrë që ky të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit. Deri tani presidenti amerikan George W. Bush refuzon ti ofrojë shtetit fetar shtysa ekonomike dhe kërcënon tërthorazi me anë të shtrimit të konfliktit para Këshilliit të Sigurimit të OKB-së.

Mohammed el Baradei, drejtori i Zyrës Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore

Mohammed el Baradei, drejtori i Zyrës Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore

Scott McClellan, zëdhënës qeveritar, nuk dallon këtu ndonjë ndryshim strategjie në politikën e SHBA. Fakti që presidenti amerikan po shqyrton me sa duket mundësinë që me anë të joshjeve ekonomike ta shtyjë Iranin të heqë dorë nga armët bërthamore nuk përbën sipas tij kthesë në politikën e SHB.

"Nuk do ta shihja në këtë mënyrë. Me këtë kërkojmë vetëm të mbështesim të gjitha përpjekjet e miqve tanë evropianë."

Edhe në ministrinë e jashtme amerikane në Uashington askush nuk do të pohojë, se tani në çështjen e Iranit Uashingtoni në vend të kulaçit po përdor kërbaçin. Në thelb bëhet fjalë për një listë këkesash të evropianëve. Livrime aeroplanësh civilë megjithë pjesë këmbimi ose mbështetja për anëtarësimin e Iranit në Organizatën Botërore të tregtisë, mendojnë evropianët, mund ta shtyjnë Teheranin që të heqi dorë nga programi i tij i diskutueshëm bërthamor. Pikërisht këto pika trajtoi Bushi tani me dyer të mbyllura edhe me kryesinë e Kongresit Amerikan në Uashington. Megjithatë shtysa është fjala e gabuar, thotë edhe Adam Ereli, zëdhënës i ministres së jashtme Condoleeza Rice:

"Nuk do të thosha se po i ofrojmë Iranit shtysa për të bërë atë që ai sidoqoftë duhet ta bëjë. Do të thosha se kjo është pjesë e një përpjekjeje të përmasave të mëdha për ta bërë Iranin që të pranojë rregullat ndërkombëtare."

Megjithatë kjo duket se nuk i intereson fort Iranit. Ndaj kërkesës së fundit të Zyrës Ndërkombëtzare për Energjinë Bërthamore Teherani u përgjigj se për heqjen dorë prej pasurimit të uraniumit nuk negociohet. Por pikërisht kjo gjë shpjegon zëdhënësi qeveritar McClellan, është synimi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe i Shteteve të Bashkuara.

Uraniumi i pasurimit të lartë mund të përdoret si për të punuar centralet bërthamore ashtu edhe për prodhimin e armëve bërthamore. Zëdhënësi qeveritar McClellan:

"Ne druhemi se mos Irani nën pretekstin e shfrytëzimit civil vazhdon të punojë për programin bërthamor ushtarak."

Sidoqoftë, edhe vetëm faktin që tani Uashingtoni po mendohet për një shkëmbim me Iranin, sipas motos: "Ndihmë ekonomike kundrejt heqjes dorë nga armët bërthamore", vëzhguesit e konsiderojnë si një korrigjim kursi që duhet të ishte kryer me kohë. Teza e tyre është kjo: Me anë të këtij qëndrimi Bushi kërkon të ndihmojë aleatët e vet evropianë: Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe. Por megjithatë kjo ndihmë nuk është pa kosto, thotë Ray Takeyh, ekspert për Iranin dhe anëtar i këshillit për marrëdhënie ndërkombëtare.

"Sado i kufizuar të jetë çmimi për këtë bashkëpunim amerikan, ai do të thotë se në rast dështimi të negociatave me Iranin evropianët duhet të pranojnë që çështja të kalohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara."

Por presidenti amerikan Bush nuk ka vendosur ende për asgjë. Përshtypja se Uashingtoni po shpërblen shtete që ministrja e jashtme Rice sapo i cilësoi pararoja të tiranisë duhet shmangur. Jemi në fazën e shqyrtimit, thotë zëdhënësi qeveritar McClellan. Fjalën ndërrim strategjie nuk e zë me gojë askush këto ditë në Shtëpinë e Bardhë.

  • Data 02.03.2005
  • Autor Georg Schwarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQJ
  • Data 02.03.2005
  • Autor Georg Schwarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQJ
Reklamë