Në Rostok mbahet samiti alternativ i G8-ës | Gjermania - Tregu i punës | DW | 06.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Në Rostok mbahet samiti alternativ i G8-ës

Rostok: Kritikë të globalizimit, shoqata për mbrojtjen e mjedisit dhe sindikata të vendeve më të industrializuara të botës kërkuan rrugë të reja në luftë kundër varfërisë. Në një të ashtuquajtur samit alternativ që po zhvillon punimet në Rostok, raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtën e ushqimit Jean Ziegler kritikoi para së gjithash subvencionet agrare të Bashkimit Evropian. Këto subvencione pengojnë zhvillimin e një bujqësie të qëndrueshme në Afrikë dhe shtojnë kështu urinë dhe varfërinë. Tema të tjera të kundër-samitit të G8-ës janë mbrojtja e ambientit, lufta dhe militarizimi. Deri të enjten në këtë samit priten të marrin pjesë rreth 1500 veta.

  • Data 06.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqlv
  • Data 06.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqlv