Në Poloni shtohet skepticizimi ndaj BE-së | Evropa | DW | 14.10.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në Poloni shtohet skepticizimi ndaj BE-së

Para anëtarësimit të Polonisë në BE, shumica e polakëve ishin entuziastë dhe euforikë. Por nga kjo eufori sot ka mbetur fare pak. "Vetëm çmimet janë rritur, pas anëtarësimit të vendit në BE", është fjalia që dogjon më tepër sot në Poloni, kur i pyet njerëzit se ç'ka ndryshuar pas anëtarësimit të vendit në BE.

Vetëm çmimet janë rritur, pas anëtarësimit të Polonisë në BE

Vetëm çmimet janë rritur, pas anëtarësimit të Polonisë në BE

Qëkurse polakët e kanë kuptuar se anëtarësimi në BE bart në vetevete edhe shumë shpenzime, numri i euroskeptikëve në vend po shtohet. Sipas anketave të zhvilluara në muajin gusht 48% e polakëve e shohin pozitivisht anëtarësimin e vendit në BE, 18% e tyre mendojnë se ky anëtarësim i ka bërë keq vendit.

Shumë prej qytetarëve që para një viti ishin tepër euforikë për anëtarësimin e vendit në BE janë zhgënjyer sot dhe mendojnë se Polonia ka dalë e humbur prej anëtarësimit në BE. Sipas Beata Merenda, nëpunëse në Breslau, shkaku kryesor i zhgënjimit është mungesa e informacionit.

"Në të gjitha shtresat e popullsisë po shtohet ndjenja se nuk informohen sa duhet për projektet e BE-së. Në fakt në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE janë botur shumë broshura dhe informacione, po në to mund të informoheshe vetëm për të mirat dhe përfitimet që do të kishte vendi prej anëtarësimit. Pasojat negative të anëtarësimit përmendeshin vetëm kalimthi. Dhe Varshava zyrtare theksonte se niveli i jetesës do të rritej menjëherë pas anëtarësimit. Iluzionet në radhët e popullsisë, që i besonte të tilla deklarata është i madh, sepse ne nuk na u tha se anëtarësimi në BE sjell me vete edhe një barrë shpenzimesh. Polakët po përjetojnë një shok prej përplasjes me realitetin dhe ky është shkaku për skepticizimin në rritje ndaj BE-së në Poloni.

63% e polakëve ankohen se çmimet për ushqimet janë rritur në mënyrë masive. Edhe ky është një shkak për shtimin e skepticizimit në radhët e polakëve. Mjeku Martin Merenda thotë:

"Për mua nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Vetëm se çmimet për ushqime dhe për banesat janë rritur së tepërmi, ndërkohë që rrogat kanë mbetur të njëjtat. Po ashtu pritet të ketë rritje të tjera çmimesh. Do të thosha madje se për disa gjendja financiare është përkeqësuar. Gjurmë të tjera ndryshimesh nuk ka."

  • Data 14.10.2004
  • Autor Justyna Bronska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArG7
  • Data 14.10.2004
  • Autor Justyna Bronska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArG7