Në kërkim të alternativave | Gjermania | DW | 16.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Në kërkim të alternativave

Koncerni gjerman i energjetikës Eon po shikon mundësinë e ndërtimit të një impianti për mbajtjen e gazit te lëngshëm

Anije për transportimin e gazit

Anije për transportimin e gazit

Grindja ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës për çështjen e gazit ka treguar se sa e rrezikshme mund të jetë varësia nga furnizuesit me lëndë të parë. Sot për sot është e paimagjinueshme që Rusia një ditë t'ia mbyllë rubinetin e gazit Gjermanisë. E megjithatë, koncerni gjerman i energjetikës Eon ka filluar të mendojë për alternativa për transportimin e gazit.

Në brigjet gjermane të Detit të Veriut, në Vilhelmshafen do të ndërtohet një platformë cisternë me gaz të lëngshëm. Projekti kushton 500 milionë Euro. Transportimi i gazit të lëngshëm përmes rrugëve detare për një kohë shumë të gjatë konsiderohej si joekonomik. Në vitet 80-të prodhimi i një toni gazi të lëngshëm kushtonte 400 dollarë, ndërsa sot kostot janë përgjysmuar. Por orientimi i Eon Ruhrgas-it nga alternativat e transportit nuk ka vetëm shkaqe ekonomike: "Opcioni i importimit të gazit të lëngshëm po bëhet gjithmonë e më i pranishëm, sepse zvogëlimi i burimeve tokësore në të gjithë botën po e rrit gjithmonë e më shumë konkurrencën ndërmjet importuesve. Për momentin ne në Gjermani kemi larmi importesh, por në dekadat ardhshme rezervat në Holandë dhe Gjermani do të zvogëlohen, kështu që ne presim që të hapim disa burime të tjera për importimet e gazit.“

Aq më tepër, që askush nuk mund të thotë me siguri, se si do të zhvillohen marrëdhëniet me Rusinë. Projekti i portit me gaz të lëngshëm ka edhe një element politik, sqaron Volfgang Frank, drejtues i sektorit për nxitjen e biznesit në Vilhelmshafen: "Krahas rrymës, gazit dhe të tjerave, do të kemi edhe gaz të lëngshëm. Kjo do të na ndihmojë të shkëputemi nga varësia, që deri tani në Gjermani nuk ka ekzistuar, por që është bërë objekt bisede me ardhjen e gazmbajtësit të Baltikut. Kjo do të bënte që gazi nga Rusia të vinte në dy mënyra, në formë të lëngët dhe përmes gazmbajtësit."

Volfgang Frank shpreson që projekti i nisur të realizohet deri në fund. Aktualisht është ende duke u zhvilluar studimi i fizibilitetit, i cili do të përfundojë deri në fund të këtij viti. Në qoftë se rezultati do të jetë pozitiv, atëherë Eon Ruhrgas-i do të fillojë që në vitin 2007 me ndërtimin e impiantit. Që nga viti 2010 cisterna e gazit të lëngshëm do të mund të furnizohet nga Algjeria, Katari, Nigeria, Egjipti dhe Trinidadi. Impiante të tilla ka gjithsej 50 në të gjithë botën. Në Gjermani ai do të ishte i pari.

Procedura e lëngëzimit të gazit është e ngatërruar. Fillimisht gazi do të duhet të ftohet në minus 160 gradë celsius, për të kaluar në formë të lëngshme. Kjo kursen vend, sepse në gjendje të lëngët impianti mbajtës është 600 herë më i vogël se në formë gazi. Në port lënda kthehet në gjendje gazore dhe kelohet nëpër cisternat mbajtëse.

  • Data 16.01.2006
  • Autor Kristian Erber
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1c
  • Data 16.01.2006
  • Autor Kristian Erber
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1c