Në Gjenevë u prezantua ″iniciativën e Gjenevës″, një plan alternativ paqeje për Lindjen e Mesme | Politika | DW | 02.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Në Gjenevë u prezantua "iniciativën e Gjenevës", një plan alternativ paqeje për Lindjen e Mesme

Planin e hartuar vitet e fundit nga persona jozyrtarë izraelitë dhe palestinezë nuk e mbështet qeveria izraelite dhe ajo palestineze.

Ish-presidenti amerikan Xhimi Karter, i cili mundësoi në Kamp Dejvid marrëveshjen e parë midis izraelitëve dhe arabëve foli atë që mendonin shumë të pranishëm në Gjenevë:

"Ka pak gjasa që do të gjejmë ndonjëherë ndonjë bazë më premtuese për arritjen e paqes se kjo. Duhet të mos harrojmë se kjo iniciativë e Gjenevës përputhet krejtësisht me vizionin e "road map", të kuartetit, të projektuar nga SHBA, BE, Kombet e Bashkuara dhe Rusia.

Por ndryshimi më i madh me "road map" megjithatë është se ky plan ë shtë një i vetëm dhe jo një plan me hapa, vënia në jetë e të cilit mund të ngecë në vend në rastin më të përshtatshëm.

Në rreth 50 faqe, iniciatorët e planit kanë rënë dakord për shumë detaje, që nga administrata e përbashkët e Jeruzalemit, në çështjen e kalimeve të ardhshme kufitare deri në cështjet e shkollimit të policisë. Dhe natyrisht: për të ardhmen e ngulimeve hebreje dhe të refugjatëve palestinezë.

Izraeli duhet të heqë dorë nga ngulimet, ndërsa palestinezët duhet të heqin dorë nga kërkesa e tyre për tu kthyer në territorin e shtetit izraelit, kërkon plani.

Pa ndihmën e Zvicrës ky takim nuk do të qe e mundur të realizohej. Kryekëshilltari i ministres së jashtme të Zvicrës dhe njëri nga aktorët kryesorë në sfond thotë për këtë: "Shpresa është që dikur qeveritë ta pëdorin këtë plan dhe ai të bëhet realitet. Në Lindjen e Mesme ka tri opcione për këtë plan: që ai të humbasë në ndonjë dollap, që të shërbejë si dokument reference, të cilin ta respektojë kushdo, edhe për bisedimet e ardhshme të paqes dhe së treti që ai të shfrytëzohet si fazë e tretë e road-map-it"

  • Data 02.12.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqw4
  • Data 02.12.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqw4