Në Francë xhamitë do të jenë nën mbrojtje shtetërore | Evropa | DW | 12.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në Francë xhamitë do të jenë nën mbrojtje shtetërore

Sipas ministrit të punëve të brendshme të Francës, Nikolas Sarkozi objektet fetare të besimtarëve mysliman, xhamitë, në të ardhmën do të jenë nën mbrojtje shtetërore. Fundjavën e kaluar presidenti i Francës, Zhak Shirak ka dënuar ashpër dy sulmet ndaj institucioneve fetare myslimane dhe ato i ka cilësuar si veprime të neveritshme. Edhe bashkësitë e çifutëve kërkojnë reagime më të ashpëra nga ana e institucioneve shtetërore franceze, pas sulmeve të fundit ndaj sinagogave.

Policë francezë në mbrojtje të xhamive

Policë francezë në mbrojtje të xhamive


70 studiues dhe intelektual kanë publikuar këto ditë një libër, të cilin e kanë titulluar "Islami në Francë". Shkrimet në këtë libër reflektojnë diskutimet e gjata mbi gjoja ndikimin e fesë islame në veçanti në strukturat republikane të këtij vendi laik. Poashtu aty bëhet fjalë edhe për nuansat filozofike me rëndësi, të cilat fajësojnë qeverinë e Parisit, se ata fene islame në Francë dëshirojnë ta shndërrojne në islamin prej Francë.

Ky zhvillim fatal, sipas mendimit të shumë studiuesve e thellon
përçarjen në mes të urtëve, integruarve dhe liberalëve në njërën anë dhe të zhurmaxhinjve, myslimanëve misionarë që pjesërisht janë edhe të dhunshëm në anën tjetër. Një linjë ndarëse e qartë vërehët në mes të atyre që janë integruar me vetëdije dhe atyre që janë detyruar t'i përshtaten shoqërisë.

Për kundër asaj, republika laike do të konfrontohet me një debat,
të cilin vet qeveria e ka provokuar, posaqërisht për mes një ligji kundër përdorimit të simboleve fetare në shkolla. Ndërkohë që ky ligj interpretohet si ndalesë për bartjen e shamive në shkolla, ai poashtu ndalon edhe përdorimin e kryqeve dhe kipave në institucionet shkollore. Në lidhje me këto vendime shumë mysliman ndihen të prekur.

Njëkohësisht fuqitë ekstremiste të djathta ndihen të forcuar në bindjet e tyre, se vlerat kulturore të vendit jane të rrezikuara nga gjashtë milionë mysliman. Disa njerëz ngatërrojnë me dëshirë kuptimin në mes të islamit dhe islamistëve dhe përhapin në mënyrë të pandërgjegjëshme zënkat, të cilat shpesh herë janë kritike dhe populiste. Nga frika për të mos quar ujë në mullirin e radikalëve të djathtë të Zhan-Mari Le Penit, Parisi ka injoruar deri më tani temën që ka të bëjë me çështjen e islamit.

Tani kur sulmet ndaj sinagogave hebraike e shqetësojnë popullsinë , reagon qeveria franceze me vendime, të cilat ndikojnë në mediat, por ende vazhdojnë të jenë të diskutueshme. Prania e futbollistëve afrikanoveriorë në kombëtarën e suksesshme franceze në vitin 1998 dhe 2000 bëri që në shoqëri të pritet më mirë se sa emërimi i dy besimtarëve mysliman në kabinetin shtetëror të Frances ose siq thuhej "prefektët, të cilët vinin nga grupet e emigrantëve".

Pa marrë parasysh qendrimet politike, këto masa do të vlerësohen si lëshime ndaj islamit ose si një tentim që fenë islame në Francë ta shndërrojnë në një besim fetar që është i orjentuar kah përëndimi.
Por shumica e popullsisë e dinë mirë se të dy interpretimet janë të gabueshme.

Dy pakica politike po provojnë, të minojnë përpjekjet e qeverisë edhe me anë të sulmeve terroriste. "Të integruarit" mysliman janë kundër çdo integrimi, që mund të rrezikon fenë e tyre, ndërsa ekstremistët e djathtë që kanë urrejtje ndaj të huajve kundërshtojnë çfarëdo lëshimi për religjionet e huaja dhe mbrojnë vlerat ë krishtera të botës përëndimore nën maskën e laicizmit.

Franca si vend i preferuar për emigrantët nuk ka mundur të evitojë një konflikt në mes të kulturave. Në kërkim të një përgjigjeje të drejtë sociale dhuna mbizotëron debatin. Më shumë se mbrojtje policore në xhami dhe sinagoga, e cila tashmë është bërë e domosdoshme, Francës i nevojitet një dialog i vërtetë në mes kulturave dhe para se gjithash një angazhim të arsyeshëm në lidhje me definicionin multikulturor. Një shoqëri shumë etnike me vulosje franceze dhe me ligje ndalesash nuk është përgjigje e drejtë në këtë vend.



  • Data 12.03.2004
  • Autor Zherard Fusje
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArI6
  • Data 12.03.2004
  • Autor Zherard Fusje
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArI6