Në fokus mbrojtja nga terrorizmi | Evropa | DW | 24.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në fokus mbrojtja nga terrorizmi

Mbretëresha Elizabetë bën të ditur krijimin e "FBI-së britanike"

Pajtoni i arte i mbretëreshes rrugës për në parlament. Kur Elisabeta e dytë mbërriti në parlament, ngrihet flamuri mbretëror si shenjë që monarkja ka mbërritur në parlament. Atëherë Elisabeta e dyte dhe princi Filip hyjnë në ndertese. Në dhomën e veshjes mbretëresha vesh rroben e saj me metra të gjatë dhe vë në kokë kurorën e rëndë.

Në veshjen madhështore shtetërore mbretëresha hyn në dhomën e lartë të parlamentit, ulet në fronin e zbukuruar me fletë të arta. Pastaj jep shenjën për të ashtuquajturin "Black Rod". Një burrë me shkopin e zi shkon në dhomën e poshtme të parlamentit për t´iu lutur deputetëve të vijnë tek mbretëresha. Kur ai mberrin i mbyllet dera para hundes.

Një kujtim për luftimet e gjata për pushtet ndërmjet monarkisë dhe parlamentit. Tri here duhet të trokasë kasneci, vetëm atehëre mund të hyjë në dhomën e poshtme dhe të urdhërin e mbretëreshës.

Pa nxitim të madh deputetët hyjnë në dhomën e lartë. Në sallë nuk ka sa duhet vende, deputetët duhet të rrijnë në këmbë edhe kryeministri dhe kabineti i tij. Vetëm kur të gjithë të jenë shtyrë për të gjetur vend, mbretëresha mund të fillojë.

"Milordë dhe anëtarë të dhomës së poshtme. Qeveria ime do të vazhdojë politikën e saj, që garanton sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien."

Fjalën e fronit e ka shkruar qeveria. Në të kryeministri Toni Blair bën të ditur planet e tij për muajt e ardhshëm. Këtë vit tema më e rëndësishme është lufta kundër krimit dhe terrorizmit. Me këtë kryeministri Blair përpiqet të reagojë ndaj frikërave të britanikëve, në të njëjtën kohë do t´u heqë nga dora një temë konservatorëve.

"Qeveria ime është e bindur se ne jetojmë në një kohë të pasigurisë globale, me shtimin e rrezikut të terrorizmit nderkombetar dhe krimit të organizuar."

Kështu Blair ndër të tjera planifikon ligje kunder terrorit dhe ngritjen e një zyre të re policore, të një lloj "FBI britanike" me 5000 vete. Përveç kësaj britanikët duhet të mesohen me mendimin, që ta mbajnë me vete pasaporten. Një plan shumë i diskutueshem, të cilin shumë vete e shohin si kufizim të lirisë së tyre personale. Në pjesë të tjera të fjalimit bëhej fjalë për referendumin popullor, për kushtetutën evropiane, si dhe për presidencen britanike të G8. Në epiqënder të saj është mbrojtja e klimës dhe lufta kunder varfërisë në Afrikë. Iraku u permend gjithashtu, edhe pse vetem me një fjali.

"Qeveria ime do të mbështesë edhe me tej qeverinë provizore irakiane, kjo duhet të sjellë siguri dhe stabilitet dhe të garantojë zgjedhjet e planifikuara për në janar."

Fjala e sotme e fronit ishte një shije për luftën për pushtet në parlament. Sepse majin e ardhshëm britanikët do të vendosin për dhomën e re të poshtme të deputetëve. Keshtu që Blair bëri fushatë zgjedhore, edhe pse pompoziteti qindravjecar e kaloi fushatën pak në harrese. Në fund mbreteresha deklaroi.
"Milordë dhe deputetë, bekimi i zotit të gjithëfuqishem qoftë në konsultimet tuaja. Për këtë do të lutem."

  • Data 24.11.2004
  • Autor Karl Teofilovic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFj
  • Data 24.11.2004
  • Autor Karl Teofilovic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFj