Në dokument nuk do të përdoret fjala ″Pavarësi″ | Ballkani | DW | 22.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në dokument nuk do të përdoret fjala "Pavarësi"

Dy prej gazetave më të njohura në Gjermani, Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe Süddeutsche Zeitung i kushtojnë vëmendje të posaçme sot Kosovës.

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung, dhe Joachim Ruecker administratori i OKB në Kosovë

Ministri gjerman i mbrojtjes Franz Josef Jung, dhe Joachim Ruecker administratori i OKB në Kosovë

Frankfurter Allgemeine Zeitung, që në nëntitull konstaton se pavarësia e Kosovës mund të njihet ndërkombëtarisht, por edhe të refuzohet njëkohësisht. "Në repertorin e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova ishte se pavarësia nuk duhet të jetë çështje negociatash. Shpesh herë ka kërkuar prej ShBA dhe shteteve anëtare të BE që të njohin pavarësinë e Kosovës, përkundër rezistencës serbo - ruse.

Nëntë muaj pas vdekjes së Rugovës, dëshira e tij është shndërruar në mundësi politike. Kjo u bë e qartë në fillim të shtatorit prej presidentit Boris Tadiq, pas vizitës së tij në ShBA dhe takimeve më zëvendëspresidentin Çejni dhe sekretaren e shtetit Kondoleza Rajs.

Tadiq, pranoi se në çështjen e Kosovës ekzistojnë mendime të ndryshme dhe se nikoqirët amerikanë i kanë thënë se preferojnë një lloj pavarësie të Kosovës. Përpjekjet e tija për të bindur Uashingtonin që Serbia të ruajë një llojë suvraniteti mbi Kosovën nuk kanë hasur në mirëkuptim. Mirëpo për ardhmërinë e Kosovës vendos Këshilli i Sigurimit dhe për këtë nuk mjafton vetëm mendimi i Amerikës. Londra është në kursin e njëjtë me Uashingtonin, ndërkohë që Parisi ka më shumë rezerva ndaj krijimit edhe të një shteti të ri në Ballkan.

Shikimet janë drejtuar nga Kina dhe mbrojtësi i serbëve Rusia, sepse presidenti Vlladimir Putin ditë më parë ka paralajmëruar mundësinë e përdorjes së vetos kundër pavarësisë së Kosovës. Sfondi i kësaj deklarate është si duket ngritja e çmimit të votës ruse në Këshillin e Sigurimit. Kjo të kujton kohën në prag të fillimit të bombardimeve kundër Jugosllavisë, për të cilën shkruan edhe i delegauari i BE në negociatat për Kosovën, Volfgang Petriç.

Ministri i jashtëm rus Igor Ivanov në atë kohë kundërshtonte verbalisht shumë ashpër këto qëllime, por Rusia nuk donte destabilizimin serioz të raporteve me perëndimin. Edhe në rast përsëritje të një skenari të këtillë, diplomatët perëndimorë para shumë vitesh e kanë thënë se Rezoluta 1244 e KS të OKB është vetëm fazë kalimtare drejt një zgjidhje përfunditmare. Po si duhet të duket dokumenti i cili parashikon pavarësinë Kosovës dhe mund të jetë i pranueshëm edhe për Rusinë?

Aktualisht në qarkullim janë shumë opcione, por e sigurt është se në këtë dokument nuk do të përdoret fjala Pavarësi. Në një tekst të gazetës "Politika" thuhet se shtetet tjera do t'u lihet e hapur mundësia që të njohin apo jo pavarësinë e Kosovës. Duhet të hartohet një dokument i gjërë, ku të përshkruhet edhe hollësitë e Kosovës së pas statusit. Një kujdes i veçantë do t'i kushtohet sigurisë së minoriteteve, decentralizimit të pushtetit dhe kishës serbe.

Ndërmjetësuesi Marti Ahtisari do të raportojë të premten para Këshillit të Sigurimit për ecurinë e bisedimeve. Ai është takuar edhe me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit, të cilët e kanë mbështetur në përpjekjet për zgjidhjen e statusit deri në fund të vitit. Me rëndësi është që në mesin e tyre ishte edhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov. Mirëpo kontestuese është nëse vendet anëtare të BE do të kenë pozicione të njëjta. Kjo edhe për faktin se, pas zgjidhjes së statusit, BE do të jetë ai i cili do të marrë rolin udhëheqës në Kosovë. Ndërkohë që ende nuk është e qartë se si do të zgjidhet çështja e statusit", pohon analisti i Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Me çështjen e Kosovës gjërësisht merret sot edhe gazeta Süddeutsche Zeitung, e cila në fokus të saj ka misionin gjerman në Kosovë. "Dy gjermanë janë ata të cilët duhet të kujdesen për stabilitetin e Kosovës", shkruan kjo gazetë dhe shpjegon:

"Njëri civil: Joachim Rücker, i cili drejton administratën ndërkombëtare në Kosovë. Dhe tjetri Roland Kater, komandanti i trupave të Natos. Ata takohet të paktën dy herë në javë, për të debatuar temat më të nxehta, sepse ky është viti kur do të vendoset ndoshta edhe për ardhmërinë e Kosovës. Kuartieri qendror i 16.000 ushtarëve të Kforit është në veri të Prishtinës. Prej këtu shihet mirë i tërë qyteti. Ndërsa më pak e mbrojtur është selia e Unmikut, e cila gjendet në qendër të qytetit. Demonstruesit mund të afrohen shumë afër, ndërkohë që atje ka pasur edhe shpërthime. Në paraqitjen e tij të parë para Këshillit të Sigurimit, Rücker ka kërkuar zgjidhjen e statusit të Kosovës. Shqiptarët e atjeshëm janë nervozë. Kryetari i parlamentit Kolë Berisha ka paralajmëruar madje edhe për mundësinë e revoltës, në qoftë se nuk plotësohet dëshira për pavarësi. Në kohën e emërimit të kryeadministorit të ri asnjë vend perëndimor nuk ishte tepër i interesuar për këtë vend. As Gjermania. Megjithatë, Joachim Rücker ka pranuar. Në faqen e tij të internetit citohet Vili Brant: "Duhet synuar të pamundurën për të arritur të mundurën". Mendimet në Beograd dhe Prishtinë për punën e tij rreth privatizimit në Kosovë janë të ndryshme. Mirëpo, në këtë moment me rëndësi është se çfarë po bëjnë Marti Ahtisari dhe Grupi i Kontaktit", konkludon Süddeutsche Zeitung.

  • Data 22.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcP
  • Data 22.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcP
Reklamë