Në CHAT me Olli Rehn | Evropa | DW | 06.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në CHAT me Olli Rehn

Çdo shqiptar mund të komunikojë në chat me Olli Rehnin, Komisionerin e BE-së për çështjet e zgjerimit. Çdo shqiptar i Maqedonisë, Shqipërisë ose Kosovës mund t`i bëjë pyetje, komente ose sugjerime Olli Rehnit në gjuhën shqipe, më datën 13 Korrik nga ora 16:00 deri më 17:15.

Olli Rehn

Olli Rehn

Aksioni përfshin gjithë vendet e Ballkanit perëndimor dhe synon të rrisë kontributin e qytetarëve të thjeshtë në proçeset integruese të rajonit drejt BE-së. Aksioni i drejtohet kryesisht të rinjve që sigurisht janë të angazhuar politikisht dhe kanë mundësi të përdorin internetin. Të rinjtë ballkanikë mund të mësojnë nga Olli Rehn se çfarë i pret vendet e Ballkanit perëndimor në rrugën e tyre drejt BE, cilat janë sfidat, shanset.

Aksioni ka shmangur një nga vështirësitë më të mëdha të komunikimit, gjuhën. Gjuha që mund të përdoret me Oli Rehnin është gjuha amtare. Pyetjet ose komentet mund të dërgohen edhe paraprakisht në adresën
Chat-Rehn@cec.eu.int
Pyetja nuk duhet të ketë më shumë se 256 karaktere.

Aksioni organizohet nga disa shoqata joqeveritare rajonale dhe Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën juglindore, me seli në Selanik. Hollësitë mësohen në adresën http://www.cdsee.org

A mjaftojnë 75 minuta për të chetuar me Olli Rehnin nga tw gjitha vendet ballkanike?

Corina Noack-Aetopulos, e qendrës organizatore thotë se masat janë marrë. Teknikisht aksioni mbështetet nga BE dhe është e sigurt që njerëzit që duan të marrin pjesë e kanë të mundur pjesëmarrjen.

A është menduar se shumë njerëz për shembull në Shqipëri nuk kanë kompjuter dhe mundësi chatimi?

Mundësitë ekzistojnë thotë Corina Noack. Nëse dikush nuk ka kompjuter personal, atëherë mund të shfrytëzojë cafe-internetin ose organizatat ndërkombëtare , ose zyrat e lëvizjeve qytetare.

Informacioni është marrë nga 4000 anëtarë të listave kontaktuese ballkanike. Aktualisht dy javë para datës së chatimit kanë mbërritur 100 pyetje. Po sigurisht është e vështirë të vlerësosh më parë se sa vetë do marrin pjesë, sa vetë e kanë këtë mundësi dhe sa vetë kanë interesimin për diçka të tillë.

Inisiativa të ngjashme ka patur vitin e kaluar me aksionin "Pyetje për Havier Solanën" dhe "Chat direkt me Busekun". Në pyetje për Havier Solanën pyetjen e mlodhura përgjatë një muaji iu dërguan zyrës së Havier Solanës dhe përgjigjet e dhëna nga ai u botuan në një libër. Në "Chat direkt" me Erhard Busek ishte i njëjtë me atë që po organizohet me Olli Rehn.


Komentet e bëra nga qytetarët e Ballkanit në dy përvojat e para tregojnë thotë Corina Noack se në Ballkan ka njerëz të interesuar politikisht që duan të përkrahin proçeset integruese, por ka edhe njerëz të acaruar nga politika e BE- së. Sidoqoftë shumë qytetarë kanë dhënë kontributin e tyre konstrutiv. Dhe kjo është e rëndësishme për politikën.

Instruksione mund të merrni në http://europa.eu.int/comm/chat/instructions/index_en.htm

adresa e pjesëmarrjes në chat është:
http://chat.europa.eu.int/chatapplet/chat_en.htm

  • Data 06.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDr
  • Data 06.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDr