Në Azinë Juglindore shtohet rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive | Bota | DW | 29.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Azinë Juglindore shtohet rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive

Në zonat e prekura prej katastrofës në Azinë Juglindore po shtohet orë e çast rreziku prej përhapjes së sëmundjeve infektive, sepse kudo ka kufoma. Organizata Botërore e Shëndetsisë është e mendimit se prej përhapjes së epidemive dhe sëmundjeve ngjitëse rrezikohet të infektohen miliona njerëz.

Në Azinë Juglindore arrijnë ndihmat e para

Në Azinë Juglindore arrijnë ndihmat e para

Nga zonat e katastrofës vijnë vazhdimisht pamje tronditëse. Në to sheh vullnetarë dhe njerëz që kanë mundur të shpëtojnë prej dallgëve, të cilët ndihmojnë për të ngarkuar nëpër kamionë kufomat. Kudo nëpër salla, çadra apo madje edhe në qiell të hapur sheh pirgje me kufoma. Rreziku i përhapjes së sëmundjeve infektive është tepër i madh. Pamjet bëjnë të qartë edhe se sa e vështirë është që të pengohet përhapja e epidemive. Ministria e Shëndetsisë e Indisë deklaroi se po bëhet ç'është e mundur për të penguar përhapjen e epidemive, por se për këtë nuk mund të jepet asnjë garanci.

Nga ishujt Andaman dhe Nikobar vijnë gjithashtu lajme tronditëse. Flitet se në to kanë gjetur vdekjen rreth 10.000 banorë. Ishulli Car Nicobar është shkatërruar krejtësisht dhe skuadrat e shpëtimit po përpiqen t'i evakuojnë ata që kanë shpëtuar për në ishuj të tjerë përreth.

Komisioni i Bashkimi Evropian në Bruksel është i gatshëm që për financimin e rindërtimit në rajonet e prekura nga katastrofa natyrore në Azi të vërë në dispozicion 30 milionë dollarë. Por komisioneri për zhvillimin Luis Mishel theksoi se për momentin nuk dihet ende saktë se ç'dëme janë shkaktuar në secilin prej vendeve të goditura nga tërmeti. Problem përbën edhe fakti se projektet që administron shtabi i emergjencës në Bruksel, duhet të administrohen prej OJQ-ve dhe organizatave humanitare. Për të bërë më mirë koordinimin e ndihmave BE-ja do të organizojë edhe një konferencë për donatorët. Kjo konferencë duhet të organizohet pas disa javësh. Ndër planet që parashikohen në projeket e ndihmës është edhe krijimi i një sistemi paralajmërues për raste katastrofash të tilla.


  • Data 29.12.2004
  • Autor Andreas Sperling
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRI
  • Data 29.12.2004
  • Autor Andreas Sperling
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRI
Reklamë