Në Adis Abeba zhvillohet samiti i 8-të i Unionit Afrikan | Bota | DW | 29.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Adis Abeba zhvillohet samiti i 8-të i Unionit Afrikan

Samiti vjetor i shefave dhe kryetarëve të shteteve afrikane do të zhvillohet në qendrën e Unionit Afrikan, Adids Abeba.

Logo e Unionit Afrikan

Logo e Unionit Afrikan

Të hënën shefat qeveritarë afrikanë do të bisedojnë mbi krizat në Sudan, Somali, Ginea dhe Ginenë e Veriut. Edhe sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, do të marrë pjesë në këtë samit.

I ngarkuari i BE-së Louis Michel do ta kujtojë sërish qeverinë e Somalisë në Adis, se ndihma financiare prej 15 milionë euro, do të vihet në dispozicion nga bashkësia ndërkombëtare vetëm në rast se këto të holla do të investohen për krijimin e një qeverie të Bashkimit Kombëtar, në të cilën do të përfaqësohen të gjitha klanet dhe grupimet politike që ekzistojnë në vend.

Ndërkohë ambsadaroi i Somalisë pranë Unionit Afrikan, Abdikarin Farah, ka theksuar edhe njëherë me tone të qarta se cilin pozicion mban qeveria e tij lidhur me këtë propozim: "Ne e kemi thënë edhe më parë, ata që duan të na tregojnë rrugën e të na japin urdhëra, le t´i mbajnë paratë e tyre përvete. Eshtë në interesin tonë që t´i ndërlidhin të gjithë somalezët në planet për krijimin e një qeverie të re. Por nuk është detyra e Komisionit Evropian apo e Louis Michel, që të na tregojë se ç´duhet të bëjmë. Gjatë 16 viteve të fundit kemi vuajtur shumë. Amerikanët na kanë ndihmuar, shumë faleminderit, edhe evropianët nga kanë ndihmuar dhe pranojnë edhe ndihmë të mëtejshme. Por kur bëhet fjalë për ndihma financiare nuk duam të dëgjojmë: Po ju japin para, por vetëm po bëtë këtë apo atë."

Deklarata e Uashingtonit se do të krijohen deri në mes të shkurtit 9 batalione apo rreth 9.000 ushtarë në Somali, do të jetë vështrië për t´u realizuar. Ndonëse Malavi, Uganda, Nigeria dhe Gana kanë deklaruar se do të vënë trupa në dispozicon, çështja e financimit - rreth 120 milionë dollarë për 6 muajt e parë - nuk është sqaruar ende.

Ndërkohë pas tërheqjes së përkohshme të trupave të Etiopisë, në Mogadishu ka filluar një kaos i vërtetë.

Kështu që financimi i trupave të Unionit Afrikan mbetet në duart e bashkësisë ndërkombëatare. Sipas ambasadorit kenian Bethuel Kiplagat, bashkësia ndërkombëtare duhet të mbajë përgjegjësinë edhe për konsekuencat që do të ketë lufta që sapo ndodhi për qeverinë aktuale të Somalisë: "Pyetja është: A është e gatshme bashkësia ndërkombëtare që t´i financojë këto trupa? Në rast se jo, atëherë kam frikë se ato nuk do të ekzistojnë kurrë. Por pastaj bashkësia ndërkombëtare do të ketë probleme masive me klandestinët dhe probleme terrorizmi."

Me marrjen përsipër të detyrës së tij të re, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Monn, deklaroi se Afrika e sidomos Darfuri do të jenë në qendër të agjendës së tij. Udhëtimi i tij i parë zyrtar do të jetë një provë e vështirë, sepse si Darfuri ashtu edhe Somalia nuk mund të presim më gjatë.


Sido që të jenë konkluzionet e shefave të qeveria afrikane të martën, kur të përfundojë samiti i tyre, një iniciativë është vendosur që tani nga delegatët pjesëmarrës: Viti 2007 do të jete "Viti i futbollit afrikan".

  • Data 29.01.2007
  • Autor Ludger Schadomsky
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJV
  • Data 29.01.2007
  • Autor Ludger Schadomsky
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJV
Reklamë