Në 15 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë | Gjermania | DW | 01.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Në 15 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë

Sa disnivel përballon vendi i bashkuar?

A e gëlltiti Perëndimi Lindjen?

A e gëlltiti Perëndimi Lindjen?

Në zgjedhjet e 18 shtatorit për parlamentin gjerman u bë e qartë si çdo muaj në paraqitjen e statistikës së re të punësisë: Edhe 15 vjet pas bashkimit të Gjermanisë ka dallime të thella midis pjesës lindore dhe asaj perëndimore të Republikës. Dhe këto dallime pasqyrohen në atmosferën në vend. Përcaktuese nuk është krenaria për arritjet, por pakënaqësia për deficitet ekzistuese. Po a mund të nivelohen vërtet të gjitha ndryshimet pas një ndarjeje 40 vjeçare?

"Fusha të lulëzuara" u premtuan 15 vjet më parë me bashkimin e Gjermanisë. Pritjet e mëdha i ka marrë era me kohë; bilanci është më shumë diziluzionues. Pasojat vihen re deri sot për shembull në të ashtuquajturën statistikë migrimi. Ende largohen çdo vit më shumë njerëz nga Lindja për në Perëndim sesa anasjelltas. Që prej ribashkimit Gjermania Lindore ka humbur thuajse një milion banorë. Kjo shifër që bën të dukshëm një problem të ndrydhur të ribashkimit nuk mund zbukurohet: Gjermania humb para së gjithash të rinj, sepse këta nuk shohin shumë perspektivë në tregun e punës. Qytetet dhe komunat sa vjen e zbrazen, niveli i arsimit bie, të ardhurat e landeve dhe komunave lindore nga tatimet zvogëlohen dhe personeli i kualifikuar mungon gjithandej. Në asnjë pjesë tjetër të Gjermanisë nuk lindin kaq pak fëmijë sa në landet e reja. Demografët japin alarmin.

15 vjet pas ribashkimit në vend të "fushave të lulëzuara" ka një kantier gjigand ndërtimi, në të cilin në çorientim çfarë nuk provohet. Një gjendje sigurisht jo e krijuar nga mungesa e solidaritetit; pasi çdo vit derdhen rreth 90 miliardë euro në Lindje. Kjo është një ndihmë zemërgjerë për ndërtim që do të vazhdojë deri në vitin 2020. Shumë ekspertë ekonomikë e shohin këtu arsyen kryesore për dobësimin ekonomik gjithëgjerman dhe për papunësinë. E me sa duket këto probleme do të vazhdojnë për sa kohë Gjermania Lindore nuk ecën vetë ekonomikisht.

Pa dyshim, paratë për ndërtimin e Lindjes janë të domosdoshme, por pyetja bazë është se sa efektshëm shfrytëzohen ato. Prej kohët ekonomistët kërkojnë nga politika korrigjimin e kursit dhe dhënien e parave më shumë për investime, në vend të financimit të konsumit joproduktiv. Në vend të motos "vazhdoni kështu" ne na duhet një analizë e hapur e pa përjashtime mbi atë se ç'mund të arrihet realisht. Konkretisht: Deri në ç'pikë duhet ndjekur synimi fillestar i barazimit të kushteve të jetesës në Gjermaninë Lindore e Perëndimore. Deri tani shumë politikanë i janë shmangur një diskutimi të tillë - ai mund të kushtojë vota!

Vetëkuptohet, bilanci i 15 viteve të fundit nuk ka vetëm deficite. Në lindje të Republikës janë kryer shumë vepra. Infrastruktura është rinovuar tërësisht, qendrat e qyteteve janë restauruar në pjesën më të madhe, në disa pika - si në Lajpcig - janë formuar qendra të fuqishme industriale. Automjete moderne, televizorë me ngjyra, frigoriferë dhe udhëtime pushimi: këto janë për gjermanolindorët po aq të vetëkuptueshme sa prej kohësh në Perëndim. Dhe para së gjithash: Liria e fituar me rënien e Murit të Berlinit është një e mirë për të cilën ia vlejnë sakrificat.

Por 15 vjet nuk kanë mjaftuar për të shkrirë në një kombin e ndarë prej 40 vjetësh. Ndarësja po venitet, por shumë më ngadalë sesa duan të besojnë disa. Ende më shumë se gjysma e gjermanoperëndimorëve i sheh gjermanolindorët si përfituesit e bashkimit dhe i konsideron ata mosmirënjohës, megjithëse Perëndimi po sakrifikon kaq shumë! Në Lindje më shumë se një e treta e e qytetarëve beson se perëndimorët janë përfituesit e ribashkimit. Shumë e ndjejnë veten nën tutelë: Thonë se u kanë veshur modelin shoqëror të Gjermanisë Perëndimore duke hequr edhe arritjet pozitive të RDGj-së: përputhjen e familjes me punën. Gjendje shpirtërore për të cilën nuk preferohet të flitet në publik nga droja se mos debati për zilinë midis Lindjes dhe Perëndimit do të forcohej, nga frika se mos vihet damka e armikut të bashkimit.

Sikur të veprohej më lirshëm do t'i bënte mirë këtij debati. Megjithë diskutimet për gjendjen e Gjermanisë së bashkuar shumica dërrmuese e gjermanëve e sheh pozitivisht ribashkimin. Është iluzion të mendosh se 40 vjet zhvillim i ndryshëm mund të kalojnë mbi vendin dhe njerëzit pa lënë gjurmë. Përse është kaq e vështirë të pranosh se ka diferenca? Si në mendimin e në ndjesinë e qytetarëve, ashtu edhe në dallimet konkrete në kushtet e jetesës. Ndoshta ngaqë Gjermania nuk është e përgatitur për këtë mundësi. Ka ardhur koha që të mësohet edhe me të.

  • Data 01.10.2005
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2h
  • Data 01.10.2005
  • Autor Verica Spasovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2h