1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Turkmenistan ka filluar pas kulisave lufta për pushtet

Herman Krause24 Dhjetor 2006

Në prani të rreth 40 të ftuarve nga bota e jashtme, me përjashtim të gazetarëve të huaj si dhe të mijëra turkmenëve presidenti Saparmurat Nijasovit varros në vendilindjen e tij në Kiptshak. Menjëherë pas vdekjes së Nijasovit në vend ka filluar lufta për pushtet.

https://p.dw.com/p/Aqnd

Menjëherë pas vdekjes së Nijasovit në Turkmenistan ka filluar pas kulisave lufta për pushtet dhe se kush do ta zërë vendin e sudimtarit. Sipas kushtetutës drejtimin e qeverisë duhet ta merrte përsipër deri në zgjedhjen e presidentit të ri, presidenti i parlamentit Atajev. Por nuk ndodhi kështu, pak pas shpalljes së lajmit për vdekjen e Nijasovit, qeverisjen e vendit e mori në dori numri dy i vendit, zëvendëskryeminsitri Gurbanguli Berdimuhamedov. Ndoshta kryetari i parlamentit gjendet madje në burg.

Berdimuhamedovi mbajti një fjalim të shkrutër në televizor ku deklaroi se do të vazhdojë kursin e Nijasoviz. Sipas kushtetutës së Turmenistanit brenda dy muajsh duhet të zgjidhet një president i ri. Më datën 26. dhjetor 2.500 përfaqësuesit e Asamblesë Popullore pritet të përcaktojnë datën e saktë.

Gjatë 21 vjetëve të sundimit të dikaturës së Nijasovit në vend nuk ka pasur zgjedhje të lira. Përfaqësuesit e partive demokratike u detyruan të largohen prej vendit. Përfaqësuesit e opozitës turkmene kërkuan që të kthehen në Turkmenistan për të marrë pjesë në zgjedhje, por ata kanë frikë se pushtetmbajtësi i ri vendit do të ndjekë të njëjtëm politikë represive ndaj tyre.

Në Turkmenistan gjenden mbi 5% të rezervave të gazit në të gjithë botën. Deri tani Turkmenistani nuk kishte mundësi të shiste drejtpërdrejt gaz në Evropë, sepse pengohej prej koncernit rus Gaz-Prom. Pas vdekjes së dikatorit BE-ja shpreson të furnizohet me gaz drejtpërdrejt prej Turkmenistanit, sepse çmimi i gazit turkmen është gjysmë herë më i lirë se gazi rus.