1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Tiranë ringrihet komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore

Ani Ruci14 Dhjetor 2008

Partitë e vogla opozitare: rasti i fundit për të zbatuar rekomandimin e OSBE/ODHIR-it dhe KE-së për gjithëpëfshirje

https://p.dw.com/p/GFrA
Fotografi: DW / Aida Cama

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, i shpërndarë pak javë më parë, pas miratimit në Parlament të Kodit Elektoral, tani do të riformohet. Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare mori këtë fundjavë këtë vendimin për të nxjerë nga ngërçi përgatitjet për procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare 2009.

Procesi duket i bllokuar që kur Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nuk dekretoi Kodin Elektoral duke motivuar këtë vendim në respekt të afateve kohore që parashikon Kushtetuta e Shqipërisë. Neni përkatës kërkon që dekretimi i Kodit Elektoral nga Presidenti të bëhet 9 muaj para shpalljes se datës së zgjedhjeve , gjë që në rastin aktual, kur zgjedhjet janë parashikuar për verën 2009, nuk mund të respektohet.


Kodi elektoral, i miratuar pak jave më parë me votat pro të dy partive të mëdha PD- PS dhe pati votat kundër të partive të vogla opozitare, të kryesuara nga LSI. Por tani duket se kushtet e lojës kanë ndryshuar në favor të partive kundërshtuese të miratimit të Kodit. Vendimit për ringritjen e komisionit të posaçëm shoqërohet me apelin e faktorit ndërkombëtar për të arritur konsensus mes partive te vogla opozitare dhe dy të mëdhave, PD- PS, ka ngjallur shpresat e të voglave per rishikimin e Kodit dhe plotësimin e kërkesave të tyre.


Kryetari i grupit parlamentar te LSI, Pëllumb Xhufi , e vlerëson vendimin për ringritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore si rastin e fundit për një konsensus të gjerë, mbështetur në rekomandimet e OSBE / ODIHRIt dhe ato të Komisionit Europian. " Ky është çasti i fundit për të bërë rregullimet e domosdoshme të Kodit, në përputhje me standartet europiane dhe permbushur rekomandimet specifike të OSBE / ODIHR-it dhe të Komisionit Europian" tha Pëlliumb Xhufi


Një nga rekomandimet bazë të faktorit ndërkombetar për reformën zgjedhore në Shqipëri është gjithëpërfshirja dhe konsensusi i gjerë politik në hartimin dhe miratimin e kodit elektoral, rekomandim i cili nuk është respektuar deri më tani,pëesa kohë kodi u mirartua vetëm me konsensusin e dy forcave politike kryesore PD- PS.


LSI paralajmëroi një kundërshtim të pritshëm të faktorit ndërkombetar ndaj përjashtimit të partive të vogla opozitare dhe i bëri thirrje liderit të opozitës, Edi Rama, të hyjë në negociata me kreun e saj Ilir Meta. " Nuk ka njeri, nuk ka instutitucion, nuk ka as Zot në qiell apo në tokë që të mbrojë filozofinë e përjashtimit", tha Pëllumb Xhufi.


Komisioni Evropian e ka kushtezuar progresin e Shqipërisë në ecurinë e procesit integrues në BE me garantimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pakontestuara nga palët. Kundërshtimi i faktorit ndërkombëtar ndaj aleancës PD- PS dhe këmbëngulja për të respektuar rekomandimimn e gjithëpërfshirjes janë shpresa e madhe e partive të vogla opozitare për të ndryshuar nenin e Kodit, që i perjashtomn ato nga pjesëmarrja në komisionet e administrimit dhe numërimit të votës.