1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Tiranë përzgjidhen sot kandidatët për "Bursa parlamentare 2009"

Ani Ruci / Tiranë12 Dhjetor 2008

Bundestagu fillon sot në Tiranë përzgjedhjen e akademikëve të rinj, që do të marrin pjesë në programin "Bursa Ndërkombëtare Parlamentare 2009." Deputeti gjerman Christof Waitz përzgjedh kandidatët.

https://p.dw.com/p/GEmC
Tirana
TiranaFotografi: DW / Cama

Programi "Bursa Ndërkombëtare Parlamentare 2009" financohet drejtpërsëdrejti nga Presidenti i Bundestag-ut, Dr. Norbert Lammert. Të gjitha shpenzimet për udhëtimin, strehimin, ushqimin e sigurimin shendetësor, plus një burse mujore merren përsipër nga Parlamenti Gjerman.

Ky program u jep mundësinë 120 pjesëmarrësve nga 28 vende të botës, që do te kenë përfunduar studimet e larta, aty nga fundi i korrikut 2009, të njohin sistemin parlamentar në Gjermani. Shqipëria është njëri prej vendeve, të cilit i ofrohet kjo mundësi. Përzgjedhja e akademikëve të rinj, që do të marrin pjesë në këtë program bëhet me anë të intervistimit të gjithë atyre që plotësojnë kriterin bazë: të kenë mbaruar studimet e larta në verën e vitit të ardhshëm.

Qëllimi i programit

Nje mundesi e shkëlqyer që akademikët e rinj të përjetojnë nga afër zhvillimet politike dhe proceset demokratike të vendimmarrjes në Gjermani. Programi parashikon që e pjesëmarrësit të punojnë në zyrën e një deputeti të Bundestag-ut, dhe marrin pjesë në seminare dhe leksione të tre universiteteve të Berlinit, për t´u njohur nga afër me jetën politike, kulturore, shoqërore dhe ekonomike të Gjermanisë.

Përzgjedhje e kandidatëve dhe aktivitet politik

Përzgjedhja fillon sot në ambasadën gjermane në Tiranë. Ajo do të behet nga deputetit Christof Waitz, që ka mbritur në Shqiperi enkas për të marrë në intervistë akademikët e rinj që kandidojnë për të marrë pjesë në program.

Por gjatë qëndrimit në Tiranë deputeti gjerman Waitz, do të takohet dhe zhvillojë biseda me personalitete vendase të politikës, ekonomisë dhe arsimit. Sot paradite ai do të pritet nga nga Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Në axhendën e ditës së sotme është edhe takimi me ish pjesëmarrës të programit për të ruajtur dhe forcuar lidhjet me ta. Në Shqipëri, njëlloj si edhe në vende të tjera, ish pjesëtarët janë organizuar në shoqata dhe marrin pjesë aktive në dialogun ndërkulturor gjermano- shqiptar.