1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në shtypin gjerman analizohet ndër të tjera samiti i fundit i NATO-s në Bukuresht

Elert Ajazaj5 Prill 2008

Ngjarja e vërtetë e samitit ishte riintegrimi i plotë i Francës në aleancë.

https://p.dw.com/p/DcNO
Ushtar francezFotografi: AP

Märkische Allgemeine që botohet në Potsdam shkruan:

Takimi i Bukureshtit ishte një samit i mirë pune. Me anëtarësim të shpejtë të Gjeorgjisë dhe të Ukrainës nuk mund të llogaritej që prej fillimit. Të dy vendet morrën tani një sinjal miqësor para së gjithash për arsye të problemeve të tyre të brendshme, jo aq për shkak të përfilljes së Rusisë. Mburoja antiraketore amerikane është miratuar si projekt i NATO-s, dhe siç ia do detyra presidenti rus Putin e kritikoi kursin e zgjerimit dhe planet mbrojtëse, në të njëjtën kohë dha sinjale paqësore nëpërmjet zgjedhjes së fjalëve të matura dhe premtimeve për bashkëpunim. Se si do ta mbajë pasuesi i tij me NATO-n, kjo do të shihet. Ndofta në aleancë diskutohet sot më shumë sesa përpara, por si pakt transatlantik i stabilitetit NATO-ja është ende e domosdoshme.


Ndërsa në gazetën Mindener Tageblatt lexojmë:


Përballë përqendrimit tek ndarjet e shpalosura atje ngjarja e vërtetë e samitit të Bukureshtit doli në plan të dytë: riintegrimi i plotë i francezëve pas abstinencës dhjetëravjeçare është dëshmia më e mirë, se edhe si klub i madh në një botë shumëpolare NATO-ja e ka ende përpara të ardhmen. Edhe me këtë hap është shtuar pesha e Evropës brenda aleancës. Por ajo duhet të mësojë sesi të veprojë me zgjuarsi.