1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Në sfond të zgjedhjeve është ekonomia"

Chris Cottrell5 Nëntor 2014

Zgjedhjet afatmesme në SHBA do të kenë ndikim tek ekonomia amerikane, thotë për DW Gus Faucher, ekonomist i lartë pranë grupit të shërbimeve financiare PNC.

https://p.dw.com/p/1DgjW
USA Capitol Senat
Fotografi: gemeinfrei

DW: Zoti Faucher cili ka qenë roli i ekonomisë në këto zgjedhje?

Gus Faucher: Mendojse se ekonomia është në sfond të zgjedhjeve. Ne nuk jemi në recension dhe ekonomia është në gjendie të mirë, por njerëzit janë të pakënaqur në përgjithësi me rehabilitimin. Të ardhurat kanë gjashtë vite që nuk rriten.

Shifrat e papunësisë janë ulur, por ka njerëz që punojnë me kohë të pjesshme, të cilët do të donin të punon me kohë të plotë, ka njerëz me arsim të lartë, të cilët janë të gatshëm të punojnë nën nivelin e tyre të edukimit dhe ka njerëz që humbën vendin e punës si pasojë e recensionit, por nuk janë rikthyer në punë. Duke parë këtë situatë mendoj se votuesit duan të shikojnë më shumë progres dhe kjo mendoj se është një nga arsyet që pakëson shanset e demokratëve.

' Cilat janë sfidat specifike ekonomike që përballet SHBA për momentin?

Gus Faucher
Gus FaucherFotografi: PNC

Mendoj se rritja ekonomike gjatë këtij viti ka qenë e ulët. Sipas Byrosë Kombëtare për Studime Ekonomike, ringritja nisi në vitin 2009, por ka pasur një sërë faktorësh që kanë penguar rritjen. Përshembul kishim recensionin e dytë në Europë. Pati qeveri shtetërore dhe lokale që shkurtuan shpenzimet për të balancuar buxhetet. Patëm bllokimin e buxhetit të qeverisë, gjë që rriti pasigurinë. Ndodhi katastrofa e Fukushimës në Japoni dhe përmbytjet në Tajlandë.

Pra të gjithë këta faktorë kanë ndikuar në ngadalësimin e rimëkëmbjes dhe prandaj mendoj se rimëkëmbja nga 2009 në 2013 ka qenë zhgënjyese. Më pas në fillim të këtij viti pati një mot të keq në pjesën më të madhe, çka bëri që të vonohen projektet e ndërtimit dhe punëtorët të mos marrin të ardhurat e tyre. Por në tremujorin e dytë dhe të tretë kemi parë një rritje të mië dhe në tremujorin e katërt rritja duket më solide.

Ju keni thënë se efektet në ekonomi do të ishin njëjta pavarësisht se kush fiton në Senat, pse?

Facebook Nasdaq Aktie Anzeige Börse New York USA
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ne kemi qeverisje të ndarë që tani në SHBA. Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kontrollojnë Senatin dhe Presidenti Obama është demokrat. Pra çdo gjë para se të shkojë në Senat, duhet të marrë aprovimin e republikanëve tek Dhoma e Përfaqësuesve dhe atë të demokratëve në Senat. Edhe nëse republikanët marrin nën kontroll Senatin, sërish ligjet duhet të firmosen nga Presidenti Obama, i cili është demokrat. Pra mendoj se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh me gjendien aktuale.

Pse nuk pritet reagim i tregjeve nga këto zgjedhje? Fitorja e Republikanëve shihet si e sigurtë?

Tregjet kanë parashikuar një fitore të Republikanëve. Dhe nuk mendoj se do të ketë ndonjë diferencë tek politika ekonomike dhe ekonominë në përgjithësi, nëse do të fitojnë Demokratët apo Republikanët në Senat. Nëse mendojmë se tregjet janë në gjende të parashikojnë, sërish mendoj se do të shohim një vazhdim të gjendies aktuale.

Augustine (Gus) Faucher është zëvëndës president dhe makro ekonomist i lartë pranë grupit të shërbimeve financiare PNC.