1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Paris shpallet publikisht rikonstruktimi i qeverisë konservatore

1 Prill 2004

Me këto ndryshime synohet të tregohet preokupimi i qeverisë për pakënaqësitë në radhët e popullsisë franceze lidhur me reformat. Kjo pakënaqësi u shpreh qartë me votën e elektoratit në zgjedhjet lokale, ku konservatorët dolën të humbur.

https://p.dw.com/p/ArHn
Nikola Sakorsi
Nikola SakorsiFotografi: AP

Në kabinetin qeverisës të francës tashmë është vendosur një rend zyrtar. Secili ministër ka një numër rendor që përcakton edhe hierarkinë e tij në qeveri. Numri një ishte dhe do të mbetet Nikola Sakorsi. Emërimin e tij e bëri të ditur në Elize sekretari i përgjithshëm: "Zotëri Nikola Sakorsi, ministër i ekonomisë, financave dhe i industrisë, gjithashtu ai do të mbajë edhe titullin e nderit ministër shteti."

Në këtë mënyrë poliitkani më i preferuar i francezëve do të ketë një rol të vecantë në rrethin e kolegëve të tij. Pasardhës i Sakorsisë në postin e ministrit të brendshëm do të jetë ministri i punëve të jashtme dhe një nga besnikët e presidentit Zhak Shirak, Dominik dë Vilepë. Ky i fundit duhet të krijojë në kabinetin qeveritar kundërpeshën ndaj të plotfuqishmit Sakorsi. Ministrinë e punëve të jashtme këtej e tutje do ta drejtojë Mishel Branier, deri më sot komisar i BE-së në Bruksel e si rjedhojë mjaft i njohur në parketin ndërkombëtar.

Ristrukturimi i kabinetit në Francë bëhet vetëm tri ditë pas dështimit të konservatorëve në zgjedhjet lokale. Vota e elektoratit këtë radhë ishte përgjigja për pakënaqësinë e shkaktuar prej kursit të reformave ekonomiko-sociale. Dikasterin e ekonomisë dhe të politikës sociale do ta marrë përsipër Zhan Lui Borlo, që do të jetë ministër i punës dhe cështjeve sociale. Borlo nuk simbolizon kthesë majtas, por me të qeveria jep një sinjal, se i vlerëson me seriozitet shqetësimet e popullit pasigurinë dhe pakënaqësinë e përhapur në masë.

Pothuajse të gjithë personalitet politike në radhët e forcës konservatore u rivendosën pjesërisht ne funksione të reja. Megjithatë qeveria e re ndryshon rrënjësisht nga paraardhësja vetëm në një pikë: përpara dy vjetësh pas fitores së zgjedhjeve parlamentare kryeministri Zhan Pier Rafarë tërhoqi në kabinetin qeveritar disa përfaqësues të shoqërisë civile. P.sh. dikasteri i financave drejtohej nga një menaxher dhe në krye të ministrisë së arsimit ishte një filozof. Megjithatë përvoja tregoi, se këta ishin të mbingarkuar në situatat konfliktuale, ndaj u desh që ata të lagrohen nga postet duke ua dorëzuar ato politikanëve me përvojë. Procesi i ristrukturimit të kabinetit rezultoi mjaft i vështirë. Disa herë u shty shpallja e emrave të ministrave. Deri në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor shpresohet që në Francë të ketë një ripërtëritje të klimës politiko-sociale në përgjithësi, kjo pavarëssiht nga arkat e zbrazura të shtetit dhe projektet e vështira për reformat, vecanërisht në sektorin e shëndetësisë. Nëse nuk realizohet kjo atëherë në verë duhet ndërmarrë hapi tjetër për ristrukturim. Kjo është e sigurtë Paris. Nëse bëhen sërish ndryshime kryeministri Rafarë do të jetë me siguri viktimë. Ai ka vetëm 73 ditë në dispozicion për ta bindur presidentin dhe opinionin me punën e tij. Deri në betejën e Vaterlosë Napoleoni asokohe kishte të paktën 100 ditë kohë.