1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Kosovë mirëpriten deklaratat e Bushit

Bekim Shehu11 Qershor 2007

Udhëheqësit politik kosovarë, thonë se deklarata e presidentit Bush për pavarësinë e Kosovës në fakt shënon shpalljen e pavarësisë së Kosovës

https://p.dw.com/p/ArUQ
Bushi në Vatikan
Bushi në VatikanFotografi: AP

Shqiptarët e Kosovës asnjëherë nuk e kanë humbur besimin tek partnerët perëndimorë veçanërisht tek SHBA-së dhe pritjet e tyre për Kosovën e pavarur po bëhen realitet. Kështu e komentojnë udhëheqësit politik kosovar deklaratën e presidentit të SHBA-së, George Bush, i cili tha se Kosova shumë shpejtë do të jetë një vend i pavarur. Pas kësaj deklarate të buzëqeshur dhe të sigurt në vetvete, udhëheqësit politik të Kosovës në orët e pasditës së diel ndiheshin të cliruar nga nervozizmi që i kaploi një ditë më parë kur presidenti francez Nikola Sarkozi, propozoi shtyrje të procesit të zgjidhjes së statusit edhe për gjashtë muaj.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se Kosova do të vazhdojë të punojë ngusht me partnerët perendimorë ndërsa pavarësia e Kosovës sipas tij, do të ofrojë perspëktivë për të gjitha qytetarët e saj pa dallim përkatësie etnike.

Kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, nga ana e tij, ditën e dielë e konsideron si shpallje të pavarësisë së Kosovës nga presidenti, George Bush.

Anëtari tjetër i grupit negociator të Kosovës, Hashim Thaqi, thotë se presidenti Bush konfirmoi pavarësinë e Kosovës dhe kjo tregon sipas tij që populli i Kosovës po gëzon frytet e sakrifices së tij.

Vizita e presidentit të SHBA-së, George Bush në Shqipëri, është përcjellur me një vëmendje të jashtzakonshme në Kosovë. Të gjitha mediumet elektronike drejpërdrejt transmetonin këtë vizitë, ndërsa mesazhet e tij për pavarësinë e Kosovës dhënë
të konferencën për shtyp Tiranë patën jehonë të fuqishme.