1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në kërkim të mbështetjes

Christopher Plass30 Mars 2005

Shefi i Bankës Botërore Wolfowitz takohet me përfaqësues të BE në Bruksel

https://p.dw.com/p/ArPy


Një ditë para zgjedhjes së tij zyrtarisht si presidenti i ardhshëm i bankës botërore, Paul Wolfowitz u ka premtuar evropianëve se nuk do të ndryshojë asgjë në drejtimin multilateral dhe internacional të bankës për zhvillim. Pas një takimi me politikanë evropianë, që janë njëkohësisht edhe guvernatorë të Bankës Boterore, Wolfowic tha sot në Bruksel se gezohet shumë që do të mund të bashkepunojë me njerëzit në frymën e kooperimit."90 minuta mjaftuan, me shpejtësi Paul Wolfowitz u përpoq të shperndante dyshimet e evropianëve kunder zgjedhjes së tij në postin e presidentit të Bankës Boterore. Pas një bisede ministrat evropianë përgjegjës për bankën botërore sinjalizuan, se ai mund të mbeshtetet në ndihmën e tyre. Keshtu është e sigurtë, që zëvendësministri i deritanishem i mbrojtjes i SHBA-ve do të marrë postin e shefit të organizatës të fuqishme globale për zhvillimin.
Në prag ka patur hezitime të medha. Wolfowitz, politikan konservator amerikan, përfaqësues i një politike të rrugës së vetmuar amerikane si në rastin e Irakut, nuk shkaktoi në Evropë aspak entusiazëm. Prandaj evropianët:

"Të bëjmë të qartë mesazhin. Ne duam që Banka Boterore të forcohet si organizate multilaterale."

Keshtu tha ministrja gjermane për ndihmën për zhvillim Heidemarie Wieczorek Zeul, e cila përfaqeson qeverinë gjermane në Bankën Boterore. Kandidati i ka garantuar edhe se ai në rast nevoje do të veprojë kunder politikës së presidentit amerikan Bush.

"Mua m´u duk sidomos pozitiv, theksimi edhe një herë i pavarësisë nga qeveria, e cila e ka emeruar. Mua m´u duk i rendesishëm theksimi i synimeve të zhvillimit të mileniumit. Orientimi i tij drejt vazhdimit të luftimit të varfërisë."
Dhe evropianët munden t´i paraqisnin kandidatit një deshirë shumë personale. Ata duan të jenë të përfaqësuar më mirë në krye të Bankës Boterore me një zëvendëspresident, me pjesën e lartë të votave me 30% në drejtori. Një manover për ta patur më mirë nën kontroll politikanin amerikan, thonë disa. Wolfovic u shpreh me kujdes dhe diplomaci lidhur me këtë ceshtje.

"Ka shumë rëndësi, që rangu më i lartë drejtues i Bankës Boterore e bën të qarte se është organizate multilaterale. Ajo duhet edhe të pasqyrojë, që evropianet të marrë së bashku janë donatoret më të mëdhenj. Megjithatë në krye duhet të jenë të përfaqësuar në mënyrë të matur edhe donatoret edhe marresit."

Në kryesinë prej 24 vetesh të Bankës Boterore evropianet e BE-së kanë nderkohë 7 poste, Evropa gjithsej 11. Franca spekullon që marrë një post të zëvendëspresidentit. Emerimi i Paul Wolfowicit ka shkaktuar protesta sidomos tek organizatat joqeveritare. Ai do t´i japë një drejtim të ri bankës dhe t´ia nënshtrojë politikën për zhvillim më shumë interesave të donatoreve, është një kritikë që i bëhet. Për Gjermaninë kancelari Gerhard Schrëder ka dhënë dritë të gjelber, për të mos e zemëruar presidentin amerikan Bush. Ministrja e ndihmës për zhvillim, e cila zakonisht ka nota shumë kritike iu përgjigj sot me diplomaci pyetjes, nese i janë larguar të gjitha dyshimet.
"Të kesh dyshime do të thotë, që të merresh me ta në mënyrë të natyrshme. Të kesh dyshime do të thotë, që të vazhdosh të ndjekësh edhe diskutimin dhe puna tjeter duhet ndjekur pa dyshim në të gjitha keto çeshtje. Sepse nga njëra anë janë sqarimet, nga ana tjetër është puna praktike. Secili nga ne e di, se kryesorja është zbatimi praktik."
Wolfowic neser do të emerohet nga bordi drejtues i bankës botërore, ndersa ushtrimin e detyrës pritet ta nisë në vere.