1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Heiligendamm fillon samiti i G8-ës

7 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqlj

Heiligendamm: Nën masa të rrepta sigurie sot në Hajligendam fillon samiti i kryetarëve dhe kryeministrave të shtatë vendeve më të indusitrializuara të botës dhe Rusisë. Tema të samitit fillimisht janë gjendja e ekonomisë botërore dhe marrëdhëniet e vendeve të G8-ës me vendet në zhvillim. Gjatë ditës do të diskutohet edhe për mbrojtjen e klimës. Samiti në të cilin po marrin pjesë presidentët dhe kryeministrat e Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Japonisë, Kanadasë dhe Rusisë u hap mbrëmë zyrtarisht me një darkë të përbashkët.