1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në botën e globalizuar nuk fitohet asgjë nga jeta në geto

Jörg Pfuhl9 Nëntor 2005

Kryeministri turk Rexhep Erdogan i ka bërë thirrje komunitetit turk që jeton në vendet perëndimore të Evropës të ruaj qetesinë, arsyen pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Francë.

https://p.dw.com/p/ArCo
Turq në Gjermani
Turq në GjermaniFotografi: AP

Deri më tani nuk ka njohuri për përzierjen e mundshme të emigrantëve turq në trazirat e Parisit. Përkundër kësaj, kryeministri turk nuk ka hezituar t'i bëjë apel rreth 4.5 milionë turqve që jetojnë në Europë :" Unë dua t'i thërras turqit të vazhdojnë të qëndrojnë të qetë dhe të arsyeshëm. Në një botë të globalizuar asgjë nuk mund te fitohet nga mënyra e të jetuarit në geto. Emigrantët duhet të mësojnë të integrohen dhe të jetojnë në paqë në shoqëritë ku jetojnë ",ka thënë Erdogan.

Ka dështuar integrimi emigrantëve?

Ka ditë që fotografitë e trazirave të Parisit po përcillen edhe nga gazetat turke. Ngjajshëm si në Gjermani, edhe në Turqi shtrohet me brengosje pyetja për dështimin e mundshëm të integrimit, ku si arsye kresore përmenden shkaqet sociale. Për keto shkaqe, trazirat mund të zgjerohen edhe në Gjermani, shkruan gazeta turke "Vatan". Në anën tjetër shumë gazeta vlerësojnë se ajo që po ndodh në Francë nuk është
krejt e papritur. Francezët katolikë janë kundër pranimit të Turqisë myslimane në BE. Këtë vlerësim e përkujton gazeta "Hyrjet" dhe ajo "Zaman". Të rinjtë myslimanë, që jetojnë në Francë janë të ndjeshëm pse francezët kundërshtojnë anëtaresimin në BE të Turqisë, duke e cilësuar këtë si nje xhest antimysliman dhe kjo mund të stimulojë urrejtjen.

Rracizmi dhe diskriminimi fetar diskriminojnë emigrantët

Sipas kryeministrit turk është racizmi dhe diskriminimi religjioz si një nga shkaqet, duke përfshirë këtu, si shprehje të kësaj, ndalimin e përdorimit të shamisë në shkollë. Kjo ishte një politikë e gabuar franceze, ka thënë kryeministri i turk, duke bërë fajtor për këtë, pa ia permendur emrin, ministrin e punëve të brendshme të Francës."Ai i cili bart përgjegjësinë e të qeverisurit, ai duhet të mendojë se çfarë konsekuencash
ka diskriminimi i emigrantëve,dhe të angazhohet për trajtim të barabartë dhe shanse të njëjta.

Projekti i madh i pranimit të Turqisë në BE do të ndikojë pozitivisht në aleancën e kulturave", është shprehur Erdogan. Në një situatë si kjo që po ndodh në
Paris, pamjet me zjarre në qytetet evropiane nuk paraqesin rritjen e atraktivitetit të Europës në Turqi.