1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në bilancin e bashkimit shihen minuse të mëdha

10 Nëntor 2006

Në gazetat gjermane rëndësi të veçantë i kushtohet komentimit të gjendjes në vend 17 vite pas bashkimit gjerman, për të cilën u debatua edhe në Bundestag

https://p.dw.com/p/Arn4
Trëndafila në kujtim të rrëzimit të murit, Berlin-Bernauer Strasse
Trëndafila në kujtim të rrëzimit të murit, Berlin-Bernauer StrasseFotografi: AP

Gazeta "Die Welt" shkruan:

9 nentori si datë politike është pasqyrë e historisë gjermane. Ajo që ka ndodhur në këtë ditë është edhe me tej një përgjigje ndaj diçkaje tjetër dhe duam apo nuk duam përmban rëndësi simbolike. Si datë përkujtuese, 9 nëntori është një koncentrat i shekullit gjerman të 20-të. Dje, kjo ditë është shfrytëzuar për të hapur një sinagogë të re në Mynich, si përgjigje ndaj 9 nëntorit 1938 dhe për të treguar se komuniteti hebre është kthyer në qendër të shoqërise gjermane. Kjo po ndodh 68 vite pas Natës së Kristaltë. Një shenjë e rikthimit dhe rifillimit. Për të shpresuar është se kjo do të jetë një sinjaturë afatgjatë e kësaj dite.

"Landschute Zeitung" shkruan:

Gjermanolindorët kanë pritur përparime të shpejta. Ndërsa gjermanoperëndimorët nuk kanë llogaritur se sa e shtrenjtë do të jetë kostoja e ribashkimit. 250 miliarde euro, si ndihmë direkte zhvillimore nuk kanë bërë të mundur krijimin e një stabiliteti ekonomik. Papunësia e madhe, njerëz të papunë për kohë të gjatë, konjuktura e dobët dhe produktiviteti i dobët tregon se ka mbetur shumë pë tu bërë.


Sipas gazetës "Stuttgarter Nachrichten" 17 vjet pas bashkimit gjerman është koha që sërish të përkujtohet: Bashkimi gjerman pas disa dekadave të dy shtetësisë mbetet një rast me fat. Ministri i komunikacionit dhe ndërtimtarisë Tiefensee, ka bërë thirrje të enjten mos të flitet vetëm keq por të tregohet krenaria e arritur. Çdo shëtitje në treg të Lindjes tregon qartë një shtet të tërë, apo një gjysëm është rindërtuar rishtazi. Kjo nuk është gjithandej njësoj. Atmosfera në mesin e njerëzve në pjesën lindore të vendit është e pakëndshme. Radikalizmi kundër të huajve është në rritje, ndonëse ka vende ku një fenomen i tillë nuk ekziston. Në arsim mungon konceptimi i botës së re në të cilën jetohet, por edhe mirënjohja. Në bilancin e bashkimit gjerman, nëse vërtet bëhet një bilanc shihen minuse të mëdha.

Gazeta e Kölnit "Kölnische Rundschau" shkruan:

17 vite pas rënies së Murit të Berlinit është koha që të kujtohet sërish e kaluara. Bashkimi gjerman është një ngjarje me fat pas shumë dekadave ekzistence të dy shteteve. Që çdo gjë nuk është perfekte për një kohë të gjatë, shume shpresa kanë përfunduar në zhgënjime sepse Republika Federale Gjermane nuk i ngjan zhvillimit që shpie në parajsë. Socializmi real i dikurshëm i ka kushtuar njerëzve. Tani ata mësojnë të njohin kapitalizmin real. Ky fakt shkakton dhimbjet e rastit. Papunësia është një fenomen që shkakton dhimbje, kush mund ta mohojë këtë. Por është arritur liria, demokracia, vetëvendosja dhe kjo nuk është e tille që mund të harrohet. Përpjekja e një shoqërie të pasur për të zbutur fenomenet e ashpra sociale, i takn njëherazi një realiteti të ri jetësor.

"Lausitzer Rundaschau" shkruan: Kush ka menduar në vitin 1998 në Gjermaninë Demokratike se me fillimin e shekullit të ri Gjermania do të ketë një kancelare gjermane të Lindjes, e cila do të udhëheqë edhe presidencën e radhës të BE-së. Ata që do e kishin menduar këtë do ishin quajtur të çmendur. Ajo që ishte e pabesueshme është bërë reale dhe kjo i takon një bilanci të bërë pas 17 vitesh bashkimi, për të cilen dje ka debatuar Bundestagu. Momentet historike fatbardha janë vetëm një pjesë e realitetit historik gjermano.Tregu i punës akoma është thellesisht i ndarë. Konkurenca për punë në lindje të vendit është dy herë më e madhe se në perëndim. Sa i përket fjalimeve të përsëritura me vite për barazimin e standadit jetësor, mund të thuhet se kjo është vetëm në letër. Këtë e ka kuptuar edhe qeveria ne Berlin.