Mustafaj: Vdekja e Millosheviçit do të ndihmojë Serbinë në rrugën drejt Evropës | Evropa | DW | 12.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mustafaj: Vdekja e Millosheviçit do të ndihmojë Serbinë në rrugën drejt Evropës

Intervistë ekskluzive me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Besnik Mustafaj, mbas takimit të ministrave të jashtëm të BE/së dhe vendeve të Ballkanit (10. dhe 11. 03) në Salzburg të Austrisë

DW: Zoti Mustafaj: Sapo erdhi lajmi për vdekjen e Milosheviçit. Cila është ndjenja juaj? Mustafaj: Problemi nuk është të shprehim emocione, sepse vdekja është vdekje, por mua më duket se në marrëdhëniet e Serbisë me Gjykatën e Hagës do të hapet një epokë e re me vdekjen e tij. Edhe duke qenë në burg ai lëshonte një hije të rëndë. Shpresoj se në këtë aspekt do të jetë një epokë e re, që do të ndihmojë institucionet serbe të afrohen më shpejt me BE-në, do ta ndihmojë edhe drejtësinë në krejt Ballkanin. DW: Shumë prej familjeve të viktimave të tij megjithatë nuk arritën të shihnin vendosjen në vend të drejtësisë. Mustafaj: Natyrisht, që familjeve nuk do t’u ktheheshin viktimat edhe po të jetonte edhe disa kohë në burg Millosheviçi. Për mua drejtësia evropiane e ndërkombëtare, me futjen në burg të tij tregoi se me kë është Evropa, kjo është e rëndësishme. DW: Në takimin e ministrave ka patur disa debate për ngushtimin e kanaleve të zgjerimit të Bashkimit Evropian: Mustafaj: Asnjë nuk është shprehur për të mbyllur portat. E rëndësishme është të konstatojmë, që disa vende të bashkimit evropian merren më shumë me veten, disa merren më shumë me zgjerimin. Por që në thelb nuk ndryshon asgjë. DW: Ku gjendet Shqipëria në këtë proçes. Po të hedhim një vështrim pas, shohim se ajo mund të ishte edhe para Maqedonisë? Mustafaj: Në se gjërat do të vazhdonin me ritmin që ishin deri në fundin e vitit 1996, ne do të ishim përpara të gjitha vendeve ish-jugosllave, përjashtuar Sllovenia, do të ishim përpara Bullgarisë dhe Rumanisë: Por kjo është histori, nuk ka rëndësi. Mua më duket e nevojshme të theksojmë, se sot ne jemi në një energji fantastike bashkëpunimi me Komisionin Evropian, me krejt Bashkimin Evropian, sapo e sigluam marrëveshjen e asociim –stabilizimit, do ta nënshkruajmë brenda presidencës austriake, janë marrë një seri reformash që përputhen tërësisht me standardet që kërkon prej nesh nga Bashkimi Evropian. Unë mendoj se asgjë nuk mund ta prishë tashmë këtë startim shumë pozitiv që ka Shqipëria drejt Bashkimit Evropian. DW: Cili do të ishte konkluzioni i takimit në Salzburg parë nga perspektiva juaj? Mustafaj: Parë nga perspektiva ime dhe jo vetëm perspektiva ime, siç më tha ministri spanjoll, tek po flisnim, kjo tavolinë paraqiste Evropën e të nesërmes. Pra, është shumë e rëndësishme se ne ishim të barabartë në kuptimin e dialogut në shkëmbimin e mendimeve në rrahjen e problemeve, treguam se gjithë ministrat e Ballkanit kanë se ç’thonë, treguam se kemi realitete në lëvizje në ndryshim të parreshtur. Jam shumë optimist.
  • Data 12.03.2006
  • Autor Intervistoi: Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBp
  • Data 12.03.2006
  • Autor Intervistoi: Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArBp