1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Musharaf refuzon heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

17 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CINo

Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf refuzoi heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme të kërkuar së fundi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëherë duhet të përmirësohet gjendja e sigurisë, tha Musharaf gjatë një takimi me zëvendëssekretarin amerikan të shtetit Xhon Negroponte. Pas arritjes së tij në Pakistan Negroponte fillimisht ka telefonuar me lideren e opozitës Benazir Buto. Ajo vazhdon të kërkoj dorëheqjen e Musharafit nga posti i shefit të ushtrisë.