″Muri do vazhdojë të ngrihet″- Izraeli kthen mbrapsht Rezolutën e Kombeve të Bashkuara | Bota | DW | 21.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Muri do vazhdojë të ngrihet"- Izraeli kthen mbrapsht Rezolutën e Kombeve të Bashkuara

Rezoluta e OKB-së që dënon ndërtimin e murit izrealit është para së gjithash një fitore e palestinezëve. Megjithate ajo ka vetëm vlerë simbolike sepse vendimet e marra nga Asambleja nuk janë të detyrueshme. Dhe nëse palestinezët do ta dërgonin çështjen në Këshillin e Sigurimit atëherë ata do dështonin prej vetos së SHBA-ve.

Muri mes territoreve izraelite dhe atyre palestineze

Muri mes territoreve izraelite dhe atyre palestineze

"Muri do vazhdojë të ngrihet, Izraeli nuk do heqë dorë nga e drejta e tij e pashkruar për vetëmbrojtje". Me këto fjalë reagoi një Këshilltar i Kryeministrit izraelit Ariel Scharon ndaj Rezolutës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara për barrierën që po ngre Izraeli në Jordanin Perëndimor. Një bashkëpunëtor tjetër i Kryeministrit, Dore Gold, kujtoi 1 000 viktimat izraelite të viteve të fundit: "Ne kemi të bëjmë me një rrymë atentatorësh vetëvrasës. Kundër Izraelit janë bërë përpjekje për 150 sulme vetëvrasëse. Ndaj Izraeli ka të gjithë të drejtën morale të botës të ngrejë këtë barrierë për të mbrojtur qytetarët e vet. Asambleja e Kombeve të Bashkuara thotë se Izraeli duhet të largojë këtë mburojë megjithëse shpata vrasëse e terrorizmit palestinez i qëndron mbi kokë. Si është e mundur që të thuhet se kjo mburojë është ilegale kur njëkohësisht i hapet rruga shpatës që përdoret kundër Izraelit?"

Ashtu si edhe disa javë më parë, kur Gjykata Ndërkombëtare publikoi eskpertizën ligjore për barrierën, edhe tani asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë izraelite nuk e kupton se inkriminimi ka të bëjë me një pjesë të barrierës e cila kalon në territoret e pushtuara. Për pjesën e barrierës e cila kalon në tokën izraelite përgjatë linjës së gjelbërt, nuk flitet as në eskpertizën ligjore as në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara.

Që Asambleja e Kombeve të Bashkuara do t'i kërkonte Izraelit të ndiqte ekspertizën e Gjykatës Ndërkombëtare dhe të prishte barrierën ne territoret e pushtuara, pritej. Në Asamble ekziston një lloj shumice antiizraelite e përbërë nga shtetet arabe, myslimane dhe shteteve tö pangazhuara. Megjithatë rezultati i votimit të bërë të martën në mbrëmje (20.07.04) ishte sipas pikëpamjeve izraelite më i keq se sa pritej sepse të gjitha shtete, madje edhe ato të Bashkimit Europian votuan pro projektrezolutës. Kundër saj votuan përveç Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe tre ishuj të Paqësorit.

Diplomatët izraelit në Kombet e Bashkuara u përpoqën ditët e fundit të bindnin të paktën shtetet e Bashkimit Europian që të tregoheshin të rezervuar. Ata donin të tregonin me këtë mënyrë se janë kryesisht shtetet autokratike dhe jodemokratike ato shtete që nuk përkrahin Izraelin, ndërkohë që bota e lirë, demokratitë perëndimore mbajnë qëndrim tjetër.

Shtetet e Bashkimit Europian realizuan të martën ndryshime të rëndësishme të projektrezolutës. Kështu teksi i rezolutës përforcon të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe dënon shprehimisht sulmet terroriste. Palestinezëve u kërkohet të arrestojnë atentatorët e mundshëm. Izraelit i kërkohet të heqë dorë nga sulmet mbi civilët palestinezë. E megjithatë ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara Dan Gillermann e quajti Rezolutën të njëanshme, krejt kontraproduktive dhe perversion të drejtësisë. Rezoluta e OKB-së për ndërtimin e barrierës është para së gjithash një fitore e palestinezëve. Megjithate ajo ka vetëm vlerë simbolike sepse vendimet e marra nga Asambleja nunk janë të detyrueshme. Dhe nëse palestinezët do ta dërgonin çështjen në Këshillin e Sigurimit atëherë ata do dështonin prej vetos së SHBA-ve.

  • Data 21.07.2004
  • Autor Karsten Kühntropp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSg
  • Data 21.07.2004
  • Autor Karsten Kühntropp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSg
Reklamë