Mungesa e financimeve po dëmton procesin e kthimit të personave të zhvendosur | Politika | DW | 04.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Mungesa e financimeve po dëmton procesin e kthimit të personave të zhvendosur

Autoritetet ndërkombëtare dhe vendase në Kosovë thanë sot, se mungesa e buxhetit përkatës është shndërruar në pengesë për zbatimin e procesit të kthimit të qëndrueshëm të personave të zhvendosur nga Kosova. Këtë fakt autoritetet në Kosovë e cilësojnë shqetësues. Ata thonë, se mjetet që duhen për realizimin e planeve për kthim të qëndrueshëm janë ende të pamjaftueshme, meqë nevojat e përgjithshmne arrijnë në rreth 22 milion euro, si shtesë e mjeteve financiare që tashmë janë të ndara për këtë çështje

Ushtarët francezë të Kforit në Kosovë

Ushtarët francezë të Kforit në Kosovë


Përfaqësues të administratës ndërkombëtare thanë, se në procesin e lirisë së lëvizjes për komunitetet e pakicës në Kosovë është shënuar përparim i dukshëm. Shumë pjesëtarë të komunitetit serb levizin lirshëm nëpër zonat e banuara me shqiptarë, ndërsa ka shumë pak raste ku mund të thuhet, se ka liri të kufizuar qarkullimi. Këtë deklaratë e bëri udhëheqësi i zyrës së UNMIK-ut, për kthimet e qëndrueshme, Kilian Shmidt, gjatë një takimi që zhvilloi grupi punues për lirinë e lëvizjes dhe kthimet e qëndrueshme. Në këtë takim u tha, se lëvizja e lirë e komuniteteve pakicë varet shumë nga iniciativat vetjake. Ka raste në radhët e komunitetit serb që jetojnë në Kosovë ku akoma mbizotëron frika e ndonjë problemi të mundshëm që ata mund të kenë gjatë lëvizjeve nëpër rajonet e Kosovës. Aktualisht problem shqetësues në procesin e kthimit llogaritet përbën mungesa e financimeve: Kilian Schmidt lidhur e këtë u shpreh se të gjithë e dimë se nuk ka numër të mjaftueshëm të të kthyerve, por unë ndonjëherë them, falë zotit që nuk ka më shumë të kthyer sepse nëse do të kishte çfarë do të bënim, sepse ka mungesë të parave dhe kjo nuk duhet të fshihet tha, Kilian Shmidt. Ministri i pushtetit lokal, Lutfi Haziri, ndërkaq, thotë se, qeveria e Kosovës ka arritur në një masë të madhe të implementojë programet për integrimin e të kthyerve në shoqërinë e këtushme. Në këtë linjë ai përmend faktin që në një numër të madh të komunave të Kosovës është arritur të vihet në jetë përdorimi i gjuhëve zyrtare që në këtë mes përfshihet edhe gjuha serbe.

Ministri Haziri në kuadër të përparimeve të shënuara në procesin e standardeve përmend edhe kthimet e qëndrueshme dhe lirinë e lëvizjes përmend, por edhe procesin e decentralizimit. Ai hodhi poshtë pohimet e shefit të qendrës kordinuese serbe për Kosovën, Nebojsha Çoviq, sipas të cilit urdhëresa e shefit të UNMIK-ut, për fillimin e zbatimit të këtij procesi dëmton interesat e serbëve të Kosovës.
Sidoqoftë, në kuadër të paketës së standardeve për Kosovën, ndër ato parësore renditen kthimi i të zhvendosurve dhe reformimi i pushtetit lokal, pika këto që duhet të arrihen para fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës. Zyrtarë të institucioneve vendore u bëjnë thirrje pjesëtarëve të komunitetit serb që të përfshihen në proceset në Kosovë ndërsa Beogradi të mos ndërhyjë dhe të mos i pengojë ato.

Sipas mendimit tim është bërë shumë në drejtim të lëvizjes së lirë. Unë flas, komunikoj shumë me serbë dhe me pjestarë të komunitetit romë e të tjerë. Lëvizja e lirë varet shumë nga iniciativa vetanake. Unë njoh shumë serbë që lëvizin lirisht në zonat e banuar me shqiptarë pa asnjë problem, mirepo njoh edhe të tjerë që thonë se nuk kam besim. Ata shprehin drojen se dikush mund ti gjaujë me gurë, ose kanë frikë se çfarë do të ndodhte me ta nëse u prishet makina në rrugë.

Procesi i kthimit është një temë e vështirë, edhe këtë vit po kemi probleme të shohim shifra të rritura të të kthyerve. Kjo ka të bëjë shumë me faktin se shumica e refugjatëve pyesin cfarë do të bëhet me të ardhmën e Kosovës, cili do të jetë statusi poltik i saj, cila do të jetë e ardhmja e Koosvoës. Dhe problemi tjetër ka të bëjë me faktin se shumica e të kthyerve pas kthimit kanë probleme me procesin e integrimit. Nuk është tashmë në pyetje vetëm cështja e sigurisë dhe lëvizjes së lirë, por ka edhe një mori problemesh nga fusha ekonomike dhe e reintegrimit social.

  • Data 04.08.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtn
  • Data 04.08.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtn