Mungesë stili | Gjermania | DW | 10.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Mungesë stili

Ish-kancelari gjerman Shrëder merr rol drejtues në konsorciumin për ndërtimin dhe shfrytëzimin e gazsjellësit të ri të Detit Balltik

Ish kancelari Shrëder me presidentin rus Putin dhe përfaqësues të Gasprom

Ish kancelari Shrëder me presidentin rus Putin dhe përfaqësues të Gasprom

Ish-kancelari gjerman Gerhard Shrëder pritet të bëhet kryetari i bordit mbikqyrës të shoqërisë gjermano-ruse që do të ndërtojë dhe shfrytëzojë gazsjellësin e ri në Detin Balltik. Kjo u bë e ditur të premten nga presidenti i koncernit më të madh të gazit në botë Gazprom. Njoftimi ka ngjallur indinjatë në opinionin publik në Gjermani. Shrëder akuzohet se po nxjerr përfitime personale nga vendimet e tij politike. Mesa duket këtë detyrë të re Shrëder e merr falë miqësisë me kreun e Kremlinit. Sabine Leutheusser-Schnarrenberger nga partia liberale gjermane FDP e ka cilësuar sjelljen e Shrëderit "mungesë stili".

Gazi nëntokësor njihet si energji i pastër. Pra Gjermania duhet të gëzohet që në të ardhmen mund të marrë më shumë ngë lënda e dëshiruar djegëse prej Rusisë pasi nuk duhet harruar se uria e kinezëve dhe japonezëve për këto burime është e madhe.

Por opinionet ndahen kur shtrohet pyetja nëse edhe rruga drejt gazit nëntokësor është po aq e pastër. Qepja e parë në gazsjellësin 3.000 km të gjatë u saldua të premten nën temperaturën e akullt -15° në veri të Rusisë. Por lajmi i nxehtë që shoqëroi këtë akt bën që shumëkujt në Gjermani ti dalin djersë të ftohta. Shefi i konsorciumit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e gazsjellësit do të jetë një i quajtur Gerhard Shrëder. Ai në fakt nuk është më kancelar por nga qeverisja e tij nuk ka kaluar shumë kohë dhe të gjithë kujtohen shumë mirë se ai ka udhëhequr negociatat për këtë gazjellës dhe ka marrë vendimin politik.
Ajo çka dukej një "deal" i mirë për Gjermaninë injoron ndërkohë fqinjin e saj europian Poloninë si dhe gjithë Balltikun pasi gazsjellësi europiano-verior kalon vetëm përmes Detit Balltik dhe shmang ish-republikat sovjetike të cilat prej kohësh kanë vendosur të bashkohen me BE-në dhe NATO-n.
A është kjo një hakmarrje e vonuar e Kremlinit, llogari e mprehtë në Berlin apo thjesht një gafë diplomatike që ka zemëruar jo vetëm qeveritë në Varshavë, Riga dhe Vilnius?
Kancelari Shrëder e ka mbrojtur gjithnjë këtë projekt. Tani në detyrën e re si bos i ekonomisë mund edhe të nxjerrë përfitime të majme prej tij. Ndoshta nuk është shumë e pastër që të arrish një marrëveshje me një mik të ngushtë në nivelet më të larta dhe pastaj të përfitosh prej saj si person privat. Shrëder nuk është person privat. Atij i mbetet përgjegjësia politike për një biznes gazi i cili është i rëndësishëm për ekonominë gjermane por që në nivel diplomatik është një akt i trashë kundrejt fqinjve lindorë europianë të Gjermanisë.
Më tepër akoma: kjo ndërthurje e ngushtë e biznesit, politikës shtetërore dhe posteve private ka një shije të hidhur. Miqësia me presidentin rus Vladimir Putin i cili çdo zgjeron pushtetin e tij me mënyra të dyshimta në sektorin e naftës, gazit dhe atë bankar, është tashmë e lidhur me emrin e një ish-kancelari gjerman.
Ndoshta është e vërtetë që politikani Shrëder ka dashur t'i bëjë një shërbim të madh Gjermanisë me projektin për gazsjellësin e ri. Por personi privat Shrëder i ka shkaktuar dëm asaj në marrëdhëniet me fqinjët europianë ne Lindje duke u vënë në krye të një projekti të polemizuar në plan diplomatik.

  • Data 10.12.2005
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar23
  • Data 10.12.2005
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar23