Muesli në vend të lakrës turshi | Gjermania | DW | 06.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Muesli në vend të lakrës turshi

Në stacionin kryesor të trenave në Nju Jork, Grand Central Station, është hapur një ekspozitë për Gjermaninë

Të enjten (02.06.) në Grand Central Station në Nju Jork, ambasadori gjerman në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Volfgang Ishinger, hapi një ekpozitë, që u jep mundësinë banorëve dhe turistëve që kalojnë në stacionin më të madh hekurudhor në Botë, që të shohin se ç'ofron Gjermania moderne. Mbi gjysmë milioni njerëz e shkelin këtë sallon shëtitës çdo ditë. Peter Soetje, drejtori i Institutit Gëte në ShBA dhe njëri nga organizatorët e ekpozitës thotë:

Soetje

: "U menduam se në cilin vend të Nju Jorkut do të ishte më mirë të hapnim një ekpozitë të madhe për kulturën dhe gjuhën gjermane. Ëndrra jonë ishte këtu, pasi nuk ke nevojë të bësh reklamë të madhe për të tërhequr njerzit. Ata janë aty."

Për ambasadorin e Gjermanisë në ShBA është ky momenti më i përshtatshëm për të freskuar përfytyrimin e vjetëruar të amerikanëve për vendin e tij:

Ishinger

: "Nuk është shumë e gëzueshme kur dëgjon që nga anketimet e bëra për mendimin e amerikanëve për Gjermaninë del në pah se përfytyrimi i tyre për këtë vend ështe ende i lidhur me Adolf Hitlerin, Holokaustin dhe Luftën e Dytë Botërore. Kësaj i shtohen dhe klishe të tilla si pantallonat e lëkurës, birra dhe veturat. Shumë pak amerikanë e dinë që Gjermania është një vend, ku jo vetëm prodhohen mallra të teknologjisë së lartë, por edhe ku njerzit e ndjejnë veten mirë dhe bëjnë jetë të lumtur."

Ekspozita e ka përqendruar vëmendjen tek zëvendësimi i klisheve, për shembull, si ushqim tipik gjerman nuk ofrohen më "këmbë derri të zier me lakra të bardha turshi" por Muesli.

  • Data 06.06.2005
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3V
  • Data 06.06.2005
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3V