″Mrekullia e Brukselit″, direktiva për sektorin e shërbimeve dhe shumë rrokje dyzanorëshe | Evropa | DW | 13.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Mrekullia e Brukselit", direktiva për sektorin e shërbimeve dhe shumë rrokje dyzanorëshe

Në mënyrë individuale por shumë pragmatike e drejtoi kryeministri finlandez dhe ekipi i tij biznesin politik të BE-së. Bilanc i presidencës finlandeze të BE-së e cila përfundon më 12 dhjetor

Presidenca e Këshillit të BE-së

Presidenca e Këshillit të BE-së

Çdo gjashtë muaj ndryshon presidenca e Këshillit të Europës, pra një vend i ri merr në duar drejtimin e biznesit në Bruksel. Gjatë këtyre gjashtë muajve presidenca respektive përpiqet të vërë sa më shumë gjëra në lëvizje, të iniciiojë shumë zhvillime dhe të marrë sa më shumë vendime të jetë e mundur. Më 31.12.2006 përfundon presidenca finlandeze e BE-së.

Finlanda, 55.000 liqene, pyje pafund, drerë, njerëz të kudjesshëm të cilëve ju pëlqen vodka dhe muzika heavy metal... Kështu e prezantoi presidenca finlandeze e Këshillit të Europës vendin e saj. Në mënyrë individuale por shumë pragmatike e drejtuan kryeministri dhe ekipi i tij diskret biznesin politik të BE-së. E pazakontë ishte vetëm gjuha me rrokjet e shumta dyzanorëshe. I shtyrë nga kërkesa e një korrespondenti në Bruksel presidenca e BE-së krijoi një faqe interneti për të ndihmuar në shqiptimin e saktë në të gjithë Europës të emrave të kryeministrit, të ministrit të jashtëm dhe të presidentes.

Raportet me Rusinë priteshin të ishin pikërëndesa e presidencës finlandeze nisur edhe nga fqinjësia gjeografike e Finlandës me gjigandin energjitik. Por ministrit të jashtëm Erkki Tuomioja ju desh fillimisht të demonstronte artin e tij diplomatik në krizën e Libanit. Homologu i tij gjerman Frank Walter Steinmeier kujton: "Ne e dimë se pak ditë pas marrjes së presidencës së Këshillit filluan luftimet mes Izraelit dhe Hizbollave. Nën presidencën finlandeze dhe me bashkëpunimin e saj arritëm konsensusin europian i cili në fund rezultoi shumë i dobishëm për dhënien fund gjakderdhjes."

Marrëdhëniet me Rusinë u përkeqësuan gjatë presidencës finlandeze. Rasti i pasqaruar i vrasjes së gazetares Ana Politkovskaja në Moskë, konflikti rus me Gjeorgjinë dhe refuzimi i Polonisë për të negociuar me Rusinë mbi një marrëveshje parimore kontrastuan dëshirat e presidencës finlandeze. Megjithatë kryeministri Matti Vahanen besonte pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Lahti se në periudhë afatgjatë BE dhe Rusia nuk mund të jenë të ndarë: "Rusia ka nevojë edhe për tregjet tona. Ata kanë nevojë për ne ashtu si ne për ata në shumë fusha. Egziston një ndërvarësi shumë e thellë dhe kjo është e dobishme për të dyja palët."

Në fund të presidencës së tyre finlandezët arritën "mrekullinë e Brukselit" vlerëson gazeta romane La Republica. Erkki Toumioja arriti realizimin e një qëndrimi unik të BE-së kundrejt Turqisë. Marrëveshjet për anëtarësim u ngadalësuan pasi Turqia nuk i përmbahet detyrimeve të saj. Sërish shumë lëvdata nga ministri i jashtëm gjerman Steinmeier: "Kjo ishte edhe meritë e një kryesie të angazhuar që arriti të bashkojë disa herë palët e interesuara."

Nën kryesinë finlandeze u miratuan dy ligje shumë të rëndësishme të BE-së: direktiva për sektorin e shërbimeve dhe ajo për lëndët kimike "Reach" e cila pritet të sjellë më shumë siguri në industrinë kimike dhe për mjedisin.

Finlanda iniciioi ose vazhdoi më tej një numër të madh iniciativash në politikën e kërkimeve. Shumë u vu përshembull në lëvizje sa i takon kostove për telefonët celularë ose manaxhimit të frekuencave, thekson komisarja e BE-së për telekomunikacionin Viviane Reding: "Kjo ishte vërtet një presidencë shumë eficiente. Unë po përmend vetëm dy probleme të cilat ishin shumë të vështira në fillim të presidencës dhe që sot thuajse janë zgjidhur përfundimisht."

Ministri i jashtëm finlandez Erkki Toumioja mbetet modest. Ai e di se presidenca e ardhshme Gjermania për shkak të kalibrit të saj të madh duhet të vërë më shumë gjëra në lëvizje: "Ne punojmë gjithmonë dhe kështu lindin vendime. Por asnjë presidencë e Këshillit, pavarësisht nëse vendi është i madh apo i vogël, nuk mund të bëjë mrekulli. Një vend i madh mund të vendosë më e shumta të paguajë më shumë. Paraja luan një rol të madh dhe Gjermania është paguesi më i madh neto në BE.

"Meqenëse në dimër në Finlandë asnjëherë nuk bën vërtet ditë na lindin nganjëherë ide të çuditshme" - kështu shprehen finlandezët për vetveten. Një prej këtyre ideve: presidenca finlandeze publikoi njoftime për shtyp mbi këshillat e ministrave në latinisht, thjesht duke ndjekur një trill të vetin!

  • Data 13.12.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9O
  • Data 13.12.2006
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9O