MPJ Gjermane: Akuzat të gjykohen nga drejtësia | Ballkani | DW | 22.02.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

MPJ Gjermane: Akuzat të gjykohen nga drejtësia

Ministria e Jashtme gjermane thekson në një deklaratë tjetër të premten për Deutsche Welle, se akuzat për zgjedhjet duhet të trajtohen nga drejtësia dhe parlamenti.

Pas deklaratës së djeshme të Berlinit zyrtar për "djegien e mandateve" nga deputetët e opozitës shqiptare, Deutsche Welle e pyeti Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme edhe për protestat e opozitës. Përgjigja e Ministrisë së Punëve të Jashtme është si më poshtë:

"Akuzat që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të mëparshme duhet të trajtohen dhe të gjykohen nga organet e drejtësisë dhe parlamenti. E drejta për të demonstruar është një element i rëndësishëm i kushtetutës demokratike. Megjithatë, dhuna, siç e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ndihmojnë që protestat e mëtejshme të jenë paqësore."

 

Reklamë