Mosmarrëveshje për decentralizimin në Kosovë | FOKUS | DW | 07.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Mosmarrëveshje për decentralizimin në Kosovë

Ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, deklaron, se pilot-njësitë komunale serbe do të jenë pjesë e negociatave për statusin e Kosovës

Prishtina

Prishtina

Ministri i Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës, Lutfi Haziri, u shpreh sot, se akoma ka dallime shumë të thella me përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë sa i përket cështjes së decentralizimit, mirëpo, sipas tij, ministria që ai e drejton mbetet e hapur për biseda me shpresën që serbët e Kosovës do të përfshihen në procesin e decentralizimit. Tash për tash, ndërkaq, cështja ka ngecur në projektin për plot-njësitë komunale serbe, Gracanicën dhe Parteshin, për të cilat përfaqësuesit e serbëve kërkojnë që këtyre dy vendbanimeve t’u bashkohen edhe disa fshatra serbe, kërkesë kjo që për qeverinë e Kosovës është e papranueshme.

Përfaqësuesit e sebëve të Kosovës, ndërkaq, vazhdojnë të këmbëngulin në kërkesat e tyre që dy pilot-njësitë komunale, Gracanica dhe Parteshi të zgjerohen, në to të mos futen fshatra shqiptare dhe në këtë mënyrë këto dy vendbanime të përbëhen udhëheqen dhe dominohen nga serbët e Kosovës. Analistë të shumtë thonë se, kjo kërkesë e sebëve mund të shtrohet në tavolinën e bisedimeve për statusin e Kosovës dhe në këtë linjë mund të ketë kompromise. Këtë nuk e mohon ministri Lutfi Haziri, mirëpo ai thotë se do të vazhdojë të punojë që ky proces të mos jetë tërësishtë në tavolinën e bisedimeve. Këtë vlerësim ministri Haziri e arsyeton me qëndrimin e institucioneve qëndrore të Kosovës se pavarësia e vendit nuk do të negociohet.

Sidoqoftë, vlerësimet nga raporti i emisarit të OKB-së, për standardet, Kai Aide, akoma nuk janë të njohura për publikun, mirëpo, analistët vlerësojnë se në cështjen e decentralizimit, pra për pilotprojektet nuk do të ketë edhe shumë nota pozitive. Në tri pilot-njësitë komunale tashmë të jetësuara në Junik, Han të Eezit dhe në Mamushë, javën e ardhshme do të bëhet zgjedhja e kryetarëve dhe zëvëndëskryetarëve. Kjo do të thotë se, procesi do të ecë dhe sipas ministrit Haziri, nuk do të ketë ndryshime në parimet e kornizes ligjore për reforma. Ministri, Lutfi Haziri edhe njëhere kërkoi nga serbët e Kosovës që të bashkëpunojnë më institucionet e këtushme të mos të shikojnë nga Beogradi, ndërsa, u shpreh i bindur se të gjithë ata që nuk marrin pjesë tash në procesin e decentralizimit në Kosovë do të detyrohen të marrin pjesë më vonë, mirëpo, do të dëshmohet fakti si të vonuar ne krijimin e politikave lokale.

  • Data 07.10.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiP
  • Data 07.10.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiP