Mosmarrëveshje edhe për trashëgiminë kulturore | Ballkani | DW | 08.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mosmarrëveshje edhe për trashëgiminë kulturore

Pas dëshimit të takimit të djeshëm kushtuar decentralizimit të pushtetit, në Vjenë vazhduan sot bisedimet kosovaro - serbe për trashëgiminë kulturore. Udhëheqësit e delegacioneve shpresojnë se bisedimet e sotme do të jenë më frytëdhënëse se ato të ditës së djeshme. Mirëpo edhe në këtë çështje ka mosmarrveshje serioze.

Takimi shqiptaro-serb, Vjenë, 24 korrik 2006

Takimi shqiptaro-serb, Vjenë, 24 korrik 2006

Mosmarrëveshjet më serioze në çështjen e trashëgimisë kulturore kanë të bëjnë me zonat e sigurisë në afërsi të kishave dhe objekteve kulturore serbe në Kosovë.
Pala serbe ka kërkuar që zonat e sigurisë të vendosen në afërsi të 39 objekteve të një rëndësie të veçantë.

Delegacioni i Kosovës ka pranuar deri tani vetëm gjysmën, ndërkohë që mosmarrveshje ka pasur edhe rreth gjerësisë së këtyre zonave dhe regjimit të sigurisë që duhet të mbretërojë atje.

Megjithatë udhëheqësi i delegacioni kosovar, Ylber Hysa thotë se ata janë të interesuar për zgjidhjen e problemeve e të kishës ortodokse serbe në Kosovë.
Hysa pohon se pala serbe është treguar destruktive në punën e përbashkët të të dyja palëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtar.

"Oferta jonë mbetet e njëjtë që prej fillimit, gjë që për palën serbe nuk mund të thuhet, sepse ka ndryshuar qëndrimet disa herë. Në Deçan për shembull Leon Kojen
e ka detyruar zotin Batakoviq të largohet nga takimi. Megjithatë ne e dimë se kisha nuk është në pozitën më të mirë. Prandaj jemi të gatëshëm që punojmë në zgjidhjen e problemeve të saja dhe që t'i ofrojmë benificionet më të mëdha të mundura," theksoi Hysa duke shtuar se pala serbe duhet të japë edhe disa përgjigje të tjera.

"Duam të shohim nëse pala serbe është e hapur për disa prej kërkesave tona, për kthimin e pasurisë arkeologjike e cila edhe më tej mbahet në Beograd," theksoi Hysa.
Nga ana tjetër, pala serbe prej takimit të sotëm prej që të bisedohet për zonat e sigurisë.


"Në rend të parë presim marrveshje për zonat e sigurisë që janë kërkuar prej palës sonë," pohon peshkopi Artemije Radoviq i cili në pyetjen e akziston mundësia për një marrveshje me palën shqiptare, përgjigjet: "Ne shpresojmë. Sikur të mos ekzistonte shpresa nuk do të bisedonim fare. Dialogu ka për qëllim arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Qëndrimet janë më afër se në fillim. Shpresojmë se kështu do të vazhdojë dhe se do të merret vendimi definitiv," theksoi peshkopi Amfillohije.

  • Data 08.09.2006
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcp
  • Data 08.09.2006
  • Autor Bahri Cani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arcp
Reklamë