Moska bllokon hetimet për vrasjen e Litvinenkos | Evropa | DW | 06.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Moska bllokon hetimet për vrasjen e Litvinenkos

Vladimir Putin u garantoi autoriteteve britanike çdo ndihmë për sqarimin e rastit të Alexander Litvinenkos. Në fakt Scotland Yard nuk mund të shpresojë për bashkepunim me Kremlinin

Vladimir Putin

Vladimir Putin

Moska bllokon. Në fakt menjeherë pas vrasjes së Alexander Litvinenkos, Kremlini i garantoi gjithë botës, se do të mbështesë të gjitha hetimet dhe ftoi Scotland Yardin në Rusi. Por me të mbërritur puna vështirësohet për kriminalistët angleze.

Prokurori i përgjithshëm Juri Tschaika e bëri edhe një herë të qartë, se kush do të marrë kë në pyetje dhe si: "Ne marrim në pyetje dhe ju jeni prezent. Kjo do të thotë, që ju nuk merrni në pyetje në praninë tonë. Hetimi kryhet fundja në territorin tonë. Dhe ju mund të merrni pjesë në të vetëm me lejen tonë, e cila nuk është e obligueshme."

Njëri del që tani nga loja dhe ai është më interesanti për Scotland Yardin. Michail Trepashkin duhet t´i ketë shpjeguar Litvinenkos të vrarë, se i njeh organizatorët e hedhjes në erë të dy ndërtesave të larta në Moskë në vitin 1999, ku humbën jetën qindra vetë. Atëherë u patën fajësuar, arrestuar dhe dënuar çeçenët, Putin nisi luftën e dytë në Çeçeni.

Ashtu si Litvinenko edhe Trepashkin konsideron se shërbimi sekret rus FSB fshihet pas këtyre sulmeve. Dhe së fundi Trepashkin i kishte bërë të ditur Litvinenkos, se posedon një listë me emrat e personave, të cilët do t´i vrasë FSB. Edhe Litvinneko ishte në listë.

Tani Trepashkin ndodhet në burg në Urale për nxjerrje të sekreteve shteterore. Asnjë shtet në botë, thotë Tschaika nuk do t´u lejonte të huajve, që të flisnin me të burgosurit dhe shton më tej: "Zoti Trepashkin nuk ndodhet aspak në listë. Gjysma e të burgosurve, që ndodhen sot në burgje, mund të thonë se kanë patur informacione të rëndësishme. Trepashkin nuk ka punuar kurrë në FSB, ne nuk jemi të detyruar të reagojmë për të gjitha budallallëqet. Nëqoftëse do të kishte shkaqe të mjaftueshme për marrje në pyetje, atëherë sigurisht që do ta marrim në pyetje."

Personi tjetër i rëndësishëm do të ishte Andrej Lugovoj. Edhe ai është një ish agjent, sot sipërmarres tejet i pasur me një avion të vetin. Ai e ka takuar Litvinenkon me 1 nëntor në Londër. Tani ai është shtruar papritur në spital dhe nuk mund të kontaktojë njëri me të. Gjoja do të kontrollojë veten dhe familjen për mundësinë e dëmeve të rrezatimit radioaktiv. Para një jave Lugovoj kishte thënë se nuk ka rrezatim nga poloniumi. Sidodoftë për Scotland Yard ao nuk është në dispozicion.

As drejtuesit e FSB nuk do t´i takojnë anglezët. Prokurori i përgjithshëm bëri të qartë, se nuk do të ketë arrestime nga britanikët dhe nëqoftëse Rusia arreston dikë, procesi do t´i bëhet në Rusi. Dorëzimi tek anglezët nuk shtrohet për diskutim. Anglezët duan të qëndrojnë në Rusi derisa të përfundojnë hetimet. Dhe kjo mund të zgjasë.


  • Data 06.12.2006
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9V
  • Data 06.12.2006
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9V