Moment kthese në historinë e globit | Bota | DW | 28.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Moment kthese në historinë e globit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan mbron në Indi reformën në OKB

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan po bën reklamë për propozimet e tij për reforma mbi të cilat Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë në shtator. Sot (28.04.05) në përfundim të vizitës së tij në Indi ai theksoi dhe njëherë domosdoshmërinë dhe rëndësinë e këtyre reformave të cilat u mirëpritën në Nju Delhi.

Kofi Anan ka nisur një tur vizitash për promovimin e paketës së madhe të reformave të iniciuara prej tij: katër ditë me rradhë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka advokuar përpara qeverisë dhe opozitës, diplomatëve, shkencëtarëve dhe gazetarëve në Indi risktrukturimin dhe një drejtim të ri gjithpërfshirës të OKB-së. "Le të punojmë së bashku për ta bërë vitin 2005 një moment kthese në historinë e globit" - u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në përfundimtë vizitës së tij në Nju Delhi.

India mbështet pjesën më të madhe të reformave të propozuara nga Anan një muaj më parë në Nju Jork. Anan mund të jetë i sigurt për mbështetjen e Indisë veçanërisht për kërkesën e tij për një Këshill Sigurimi më të madh dhe të fortë. India si vendi me popullsinë më të madhe të globit pas Kinës ka dhe vetë shumë shpresa të hyjë në Këshillin e Sigurimit. Në këtë pikë India mbështet një iniciativë të përbashkët të Gjermanisë, Japonisë dhe Brazilit.

Ka shumë vende që do të mbështesnin Indinë, por në fund janë vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara që do të vendosin, u shpreh me diplomaci Anan:"India është një vend i rëndësishëm dhe luan një rol të rëndësishëm në rajon dhe në botë. Unë jam i bindur se kjo do të merret parasysh kur anëtarët e Kombeve të Bashkuara të diskutojnë të ardhmen e OKB-së dhe riorganizimin e Këshillit të Sigurimit."

Por interesi i Anan nuk kufizohet vetëm me zmadhimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai kërkon edhe më shumë barazpeshë në gjirin e kësaj instance. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së foli për një ndarje të thellë të bashkësisë së kombeve të shkaktuar nga lufta në Irak e udhëhequr nga SHBA. Plagët e hapura kërkojnë kohë të mbyllen tha Anan duke shtuar se shpreson që mbi këtë të reflektohet. "Sigurisht një vend mund të vendosë të përdorë dhunë ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por kjo ka çmimin e vet. Kur bashkësia ndërkombëtare vepron e vendosur dhe efekti është më i madh, bashkëpunohet për menaxhimin e krizës dhe të pasojave."

Anan paralajmëroi njëkohësisht nga reduktimi i paketës së tij të reformave në çështjen e zgjerimit të Këshillit të Sigurimit dhe të përdorimit të dhunës ushtarake. Në Nju Delhi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara theksoi rolin e rëndësishëm në koncept të luftës kundër varfërisë dhe rinovoi thirrjen bërë vendeve të industrializuara për të rritur deri në vitin 2015 ndihmën e tyre për zhvillim në 0,7% të Produktit të tyre të Brendshëm Bruto. "Konfliktet në vendet e varfëra dhe të pazhvilluara shpesh zgjidhen me vështirësi. Për këtë arsye paketa e reformave të Kombeve të Bashkuara paraqet tre objektiva së bashku: zhvillim, siguri dhe të drejtat e njeriut. Asnjë prej këtyre elementëve nuk funksionin pa dy të tjerët", është shprehur Anan.

Megjithë mirëkuptimin e shprehur nga India Anan i bëri thirrje me fjalë të qarta fuqisë bërthamore të mbështesë përpjekjet për çarmatim dhe mospërhapje dhe të heqë dorë nga testet bërthamore:"Ka shumë të ngjarë që banorët e vendeve në zhvillim të jenë viktimat e para të armëve bërthmore nëse nuk bëjmë shpejt hapa përpara në ndalimin e çarmatimit dhe mospërhapjes."

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje të gjtha vendeve anëtare të vendosin deri në shtatorin e ardhshëm mbi paketën e reformave.

  • Data 28.04.2005
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPX
  • Data 28.04.2005
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPX
Reklamë