Mogerini: Dialogu Serbi-Kosovë alternativa më e mirë | Ballkani | DW | 18.12.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Mogerini: Dialogu Serbi-Kosovë alternativa më e mirë

Pas mbledhjes së Këshilli për Stabilizim dhe Asociim Serbi - BE (18.12) Përfaqësuesja e Politikës së Jashtmne të BE-së, Mogerini, theksoi se dialogu është alternativa më e mirë për zgjidhjen e situatës Serbi - Kosovë.

Pas mbledhjes së Këshilli për Stabilizim dhe Asociim mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian, të martën (18.12) Përfaqësuesja e Politikës së Jashtmne të BE-së, Federika Mogerini theksoi se dialogu është alternativa më e mirë duke përmendur që të dyja palët kanë bërë veprime, të cilat nuk e kanë ndihmuar dialogun. "Në të kaluarën e ka pasur hapa që nuk kanë ndihmuar vazhdimin e dialogut në mënyrë konstruktive”, tha Mogerini. Ajo gjithashtu kërkoi që Serbia të mbetet e angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme”.

Mogerini, gjithashtu kërkoi që marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen plotësisht nga të dy palët dhe dialogu të vazhdojë: "Ka pjesë të marrëveshjes që nuk janë plotësuart edhe nga njëra edhe nga pala tjetër”, tha Mogerini.

Nga ana e saj kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç pohoi "se Serbia i ka plotësuar të gjitha marëveshjet dhe se atë për energjinë nuk mund ta plotësojë pa u krijuar Bashkësia e Komunave Serbe”. Ajo kundërshtoi Mogerinin, sipas së cilës pala Serbe ka pjesë të marrëveshjes që nuk i ka plotësuar.

Dialogu është i palëve jo i BE-së

Mogerini edhe një herë nënvizoi se dialogu është në pronësi të palëve dhe se ato do të vendosin për të. Ajo gjithashtu tha se palët kanë vendosur që të bëhen pjesë e BE-së dhe për këtë duhet të bëjnë një marrëveshje gjithpërfshirëse legalisht të detyrueshme në mënyrë që të hapin prespektivën evropiane, përndryshe alternativa e dialogut është shumë e rrezikshme. "Palët mund të vazhdojnë një lojë, ku secila palë vepron në kundërpërgjigjetë, ju bëni një veprim. Kjo nuk do të dërgojë në zgjidhje”. "Palët kanë zgjedhur presperktivën Evropiane, kështu që ne ju tregojmë se çka duhet bërë për këtë. Duhet të arrihet normalizimi i marrëvëdhënieve me një marrëveshje ku do të përfshihen të gjitha çështjet”, theksoi Mogerini.

Pse nuk pati konferencë shtypi me Haradinajn

Mogerini u pyet nga gazetarët pas takimit të djeshëm me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, se përse nuk ka pasur konferencë shtypi. Ajo u përgjigj, se ky veprim është marrë në konsultim me kryeministrin e Kosovës.

"Ne ramë dakord, që nuk kishim asgjë të re për të thënë”, shpjegoi Mogerini. Ajo vazhdoi kritikat e ashpra kundrejt taksës së vendosur nga ana kosovare dhe nevojën që ajo të hiqet. Gjithashtu përsëriti qëndrimin e saj ndaj kthimit të FSK-së në ushtri. "Qëndrimi i BE-së është i njejtë me NATO-n”, theksoi ajo.

Humbjet e Serbisë

Brnabiç sa i përket taksës theksoi se Serbia nuk është përgjigjur me masa kundër dhe sipas saj ka mbajtur qendrim konstruktiv. Brnabiç paraqiti si humbje për Serbinë tërë shumën e eksportit potencial në Kosovë prej 540 milonë Eurosh.

Në pyetjen e DW-së, se përse paraqitet tërë eksporti si humbje Brnabiç, tha, se përfitimi nga ky qarkullim të llogaritet në bazë të kuotave të fitimit.


 

 

Reklamë