MJAFT: Fushatë sensibilizuese për zgjedhjet lokale 2007 | Ballkani | DW | 05.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

MJAFT: Fushatë sensibilizuese për zgjedhjet lokale 2007

Lëvizja “Mjaft” po zhvillon një tur takimesh e debatesh të hapura publike në qytetet kryesore të Shqipërisë me synim emancipimin e fushatës elektorale dhe njohjen e platformave elektorale të kandidatëve konkurues

Duke kërkuar emrin në listën e votuesve

Duke kërkuar emrin në listën e votuesve

Për t'i dhënë më tepër mundësi pjesëmarrjes qytetare në procesin e fushatës elektorale si edhe njohjes së programeve të kandidatëve konkurues për zgjedhjet vendore 2007, lëvizja “Mjaft” është angazhuar në një fushatë të gjerë sensibilizuese e promovuese të detyrave që ka pushteti vendor. Synim tjetër është njohja e të drejtave të qytetarëve për të marrë pjesë e për tu informuar mbi vendimarrjen e bashkive e komunave.

Lëvizja “Mjaft” po zhvillon dhe një tur takimesh e debatesh të hapura publike në qytetet kryesore të Shqipërisë me synim emancipimin e fushatës elektorale dhe njohjen e platformave elektorale të kandidatëve konkurues.

Lëvizja “Mjaft” ju ka bërë thirrje qytetarëve e sidomos atyre që votojnë për herë të parë të dalin në votime, nën moton “Shkunde votën”, voto për qeverisjen më të mirë. Drejtori ekzekutiv i kësaj lëvizjeje Erjon Velia tha për Dojç Vele se në këtë tur është vërejtur një pjesëmarrje e gjerë qytetare dhe sidomos e të rinjve, pasi motivi për të votuar është një përgjegjësi qytetare për të vendosur mbi fatet e veta.

Ky tur takimesh do të vijojë sipas drejtorit të "MJAFT", Erion Veliaj në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

  • Data 05.02.2007
  • Autor Odise Kote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYy
  • Data 05.02.2007
  • Autor Odise Kote
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYy
Reklamë