Miti mbi shoqërinë multikulturore ka mbijetuar | Politika | DW | 02.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Miti mbi shoqërinë multikulturore ka mbijetuar

Një vit pas vrasjes së Theo van Gogh, analistët vërejnë se nuk është varrosur ideja e shoqërisë multikulturore në vendet perëndimore

Demonstruesit mbajnë foton e regjizorit

Demonstruesit mbajnë foton e regjizorit


Vrasja e producentit holandez, Theo van Gog shokoi jo vetëm Hollandën, por edhe vendet fqinje, edhe Gjermaninë. Atëbotë shumëkush mendonte, se me vdekjen e "agjentit provokator", Theo van Gog mori fund edhe miti për shoqërinë multikulturore. Një mit, i cili sidomos në Hollandë ishte kultivuar për një kohë të gjatë dhe me sukses. Por ajo që ndodhi me Theo van Gog shkaktoi frikë në Gjermani se mos po ndodh edhe këtu diçka e ngjajshme. Mirëpo, një vit më vonë u pa se nuk ishte reale. Ndonëse ky vit nuk ishte i lehtë. Ne mes të tjerash edhe për shkak se edhe britanikët, pas sulmeve në Londër u desh t'a kuptojnë, se radikalizmi dhe terrorizmi nuk janë fenomene, të cilat mund të kërkohen diku në Hindukush apo në Eufrat. Një tjetër pretekst është, se tani së fundi në Francë shpërthyen trazira të reja, pasi një i ri mysliman përfundoi në vdekje nga keqtrajtimi policor.

Një vit pas vdekjes në Amsterdam megjithë frikën ekzistuese duket se ngjarja ka pasur ndikim tjetër nga çfarë është pritur. Fjala është për atë se të gjithë duan që shoqerite perendimore, që prej kohësh konsiderohen si multikulturore, të mbeten të tilla. Pra duhet të pajtohemi me faktin, se bashkëjetesa multikulturore dhe integrimi i emigrantëve nuk bëhen vetvetiu por kërkojnë gadishmëri të vullnetit të përbashkët të të gjitha palëve.

Kështu shoqëria shumicë nuk duhet të injorojë të ashtuquajturën shoqëri paralele, duke mos e përfillur dhe mos diskutuar apo edhe duke mos e vënë në dispozicion funksionimin e saj. Nëse shoqëritë perëndimore fokusohen vërtet në përpjekjet për integrimin e emigrantëve, atëherë mund të zvogëlohet izolimi social dhe kulturor i tyre. Kjo nuk është detyrë e vogel, sepse kërkon tolerancë dhe ballafaqim të hapur me probleme që dalin me njerëz të ngjyrës tjeter, besimit dhe gjuhës tjetër. Dhe kjo detyre nuk është kryer, pasi gjeneratat e para të emigrantëve nuk janë pranuar mire.

Gjeneratat e ardhshme të emigranteve kërkojne ndihme dhe ngrohtësi më të madhe. Këtë mungesë e kanë bërë të qartë sidomos vrasja e van Gogut dhe sulmet ne Londër. Mirëpo edhe emigrantët duhet t'a japin kontributin e tyre. Ai i cili për një kohë afatgjatë dëshiron të jetojë në një vend të huaj, ai duhet t'a tejkalojë faktin e të qenurit "i huaj". Dhe kjo mund të arrihet me ane të vullentit për të njohur dhe kuptuar këtë vend më mirë, dhe dëshmon përpjekje për t'u integruar.
Integrimi gjithashtu nuk do të thotë "të humbasësh pa nam e nishan "në popullin tjetër". E drejta për kulturë dhe fe është universale dhe duhet të mbrohet edhe me ligj sikurse nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin nje synim dhe e drejtë e këtillë. Këto mësime nuk janë të reja, por një vit pas vrasjes së Theo van Gogh shumë kujtime janë zgjuar. Në vend të varrosim të shoqërisë multikulturore, duhet të përpiqemi qe ajo te forcohet, dhe se mësimet e tilla të vihen në jetë.

  • Data 02.11.2005
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsk
  • Data 02.11.2005
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsk