1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Misioni i vëzhguesve të Ligës Arabe në Siri në shënjestër të kritikave

8 Janar 2012

Jo vetëm protestuesit në rrugë, por edhe përfaqësuesit e opozitës janë të zhgënjyer me misionin vëzhgues në Siri. Liga Arabe e ka pranuar ndërkohë që janë bërë gabime. Megjithatë misioni do të vazhdojë.

https://p.dw.com/p/13fmH
Vëzhguesit në Siri
Vëzhguesit (më shumë) si stoli!Fotografi: picture-alliance/dpa

Regjimit të Sirisë nuk i beson më gati askush në qarqet ndërkombëtare. Në veçanti pas sulmeve spektakolare dhe vrajseve të ditës së premte në Damask.

„Ne kemi përvojat tona me regjimin dhe besojmë se ai qëndron pas këtyre sulmeve - po si ta dëshmojmë këtë?“ Ky banor i Damasku-t ka mendime të ngjashme sikur edhe shumë qytetarë të tjerë.

Mashtrimi me bukë

„Shikoni si shpërndajnë bukë tani! Kjo është qesharake dhe këtë e bëjnë vetëm për sy e faqe. Pesë ditët e fundit nuk kemi pasur asgjë për të ngrënë“, thotë një banor tjetër.

Vëzhguesit e Ligës Arabe po përballen gjithnjë e më shumë atë çka presin shumë njerët dhe njëkohëshst me dëshpërimin e tyre pë atë që po ndodh në Siri. Ata janë të zhgënjyer jo vetëm nga regjimi i tyre, por edhe nga ekipet e të huajve që kanë ardhur në këtë vend.

Sulmi në Damask
Sulmi "para syve" të vëzhguesveFotografi: picture-alliance/dpa

Mbizotërojnë mosbesimi, zhgënjimi dhe paqartësia. Siria ndonëse ka premtuar më parë tani nuk i lejon gazetarët që t'i shoqërojnë vëzhguesit. Këta të fundit po kritikohen gjithnjë e më shumë. Vetëm 150 vëzhgues janë shumë pak për një vend gati sa gjysma e Gjermanisë, i cili ndodhet në kulmin e një lufte civile. Misioni është i përgatitur keq dhe varet nga logjistika siriane. Eksperti Joseph Kechechian është i indinjuar: „Ata nuk janë turistë. Ata kanë një mandat dhe duhet të hetojnë se si janë vrarë dhe si po vriten njerëzit në Siri.“

Liga Arabe e (pa)kënaqur

Njerëzit megjithatë janë të gatshëm për vazhdimin e protestave masive. Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Nabil al-Arabi, e sheh misionin si sukses, pavarësisht nga kritikat e deritanishme.

„Ushtria, tanket dhe armatimet e rënda janë tërhequr nga rrugët e qytetve. Ne kemi dërguar edhe ushqime. E pranoj se ende ka të shtëna, por shpreoj se edhe kjo do të ndryshojë", pohon ai.

Udhëheqësi i kontestueshëm

Për opozitën në Siri këto janë vetëm fjalë të mira dhe asgjë tjetër. Ajo më së shumti fajëson shefin e misionit vëzhgues, gjeneralin Mohammed al-Dabi. Oficeri nga Sudani është një i njohur i presidentit të atjeshëm al-Bashir, i cili ndiqet penalisht nga Gjykata për krime lufte në Hagë, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në Darfur. Sipas të dhënave të OKB-së atje janë vrarë rreth 300 000 vetë. Al-Dabi ka qenë i angazhuar në Darfur - ndërsa tani duhet të hetojë shkeljen e të drejtave të njeriut në Siri!?

Mustafa al-Dabi
Mustafa al-Dabi: Gjenerali që (nuk) i besohet.Fotografi: picture-alliance/dpa

„Ky njeri ka sabotuar hetimet ndërkombëtare në Darfur për të mbrojtur regjimin në vendin e vet. Nuk e kuptoj, se çfarë e kualifikon atë për këtë mision në Siri", thotë aktivisti për të drejtat e njeriut Joe Stark nga organizata Human Rights Watch.

Al-Dabi arriti ta kryesojë këtë mision vetëm pasi ka rënë dakord edhe Assadi, i cili më parë ka refuzuar që misioni të udhëhiqet nga përfaqësues të Katarit apo të Arabisë Saudite.

Misioni do të vazhdojë

Ndonëse e pranon se janë bërë gabime, Liga Arabe insiston që ta përfundojë misionin e saj katër javor. Politikani opozitar Hazem Nahar këron që në mision të ketë edhe përfaqësues të tjerë: „Liga Arabe duhet të mbështetet prej vëzhguesve nga OKB-ja. Kushdo që e ka ndjekur punën e vëzhguesve arabë mund ta konstatojë se ata nuk kanë përvojën e duhur.“

Të dielën (8.1.) duhet të nxirret një bilanc paraprak i misionit. Por askush nuk e beson se ky mision do të ndikojë shumë në ubutjen e konfliktit të Sirisë, ndërsa për fundin as që mund të bëhet fjalë. Ata tani po përpiqen vetëm të ruajnë fytyrën e vet.

Autor: Ulrich Leidholdt / Bahri Cani

Redaktoi: V.Filaj-Ballvora