Misioni i marinës gjermane në Liban thyen një tabu | Studimi në Gjermani | DW | 21.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Misioni i marinës gjermane në Liban thyen një tabu

Misioni i Bundeswehrit në Liban dhe zhvillimet politike në Hungari

Fregata e Bundeswehrit per ne Liban

Fregata e Bundeswehrit per ne Liban

Bundeswehri nis operacionin e parë të armatosur në Lindjen e Mesme pas aprovimit të qartë në parlament, megjithë refuzimin e partisë liberale dhe partisë së majtë.

"Offenburger Tageblatt" shkruan:

"Partia liberale, ish partia e ministrave të jashtem i ka thënë lamtumirë rrethit të partive, që janë për t´u marrë seriozisht. Liberalët votuan me shumicë në parlament kundër pjesëmarrjes gjermane në misionin e helmetave të kaltra në Liban, megjithëse domosdoshmeria e tyre ishte e padiskutueshme për të gjithë botën. Që partia e majtë votoi kunder, këtë mund ta pranojnë lehtë republika dhe ushtaret. Por liberalët që kanë qejf të tregohen aq shpesh si burra shteti? Jo, kjo nuk duhet pranuar. Kryetari i partisë Guido Westerwelle dhe pjesa më e madhe e fraksionit të tij rreshtohen tani në rradhët e mohuesve notorikë, që udhëhiqen nga partia e majtë."


"Ostsee Zeitung" për operacionin në Liban

"Lindja e Afërt është për ushtarët gjermanë që prej krimeve të tmerrshme të nacionalsocialisteve ndaj ebrejve një fushë historikisht e minuar. Për dhjetra vjet vlente parimi, që çizmet e ushtarëve gjermanë në afërsi të Izraelit nuk kishin se ç´kërkonin. Misioni i marinës tani thyen një tabu. Që ushtarët e Bundesverit të mos bien në rrezik, që të jenë të detyruar të qëllojnë ndaj izraeliteve, Berlini do të marrë pjesë vetëm me marinë. Deti si izolues ndermjet tabusë historike dhe detyres aktuale në misionin paqeruajtës. Kjo quhet prezencë e rezervuar. Berlini është i interesuar më shumë për simbolin, që Gjermania të bëjë pjesë në koncertin e paqëruajtësve."


"Wiesbadener Kurier" ka këtë vështrim lidhur me operacionet gjermane jashtë shteti


"Pavarësisht nga problematika speciale e Lindjes së Afert, duhet të të shqetesojë edhe vetëkuptueshmëria, me të cilën qeveria e koalicionit të madh ofron gjithnjë operacione të reja të Bundeswehrit jashtë shteti. Çfarë vjen pas Kongos dhe Libanit?.. Që marshimi ndërkombëtar i gjermanëve do të vazhdojë kjo dëshmohet në synimin e shprehur hapur nga kancelarja për të rritur buxhetin ushtarak. Një trend, që shkon konform me përpjekjet e vazhdueshme për një vend në Këshillin e Sigurimit, por që nuk është as në interesin e brendshëm dhe as në atë të jashtëm. Nga gjermanet s´ka për t´u shpëtuar bota."

Nga gazeta "Die Zeit" shkëpusim një fragment lidhur me dialogun e feve:

"Shpresa për "dialogun çlirues të feve" është naive, përderisa perëndimi nuk e bën të qartë, se përse rruga e tij ekonomike damkoset si neokolonializëm, se përse politika e tij për të drejtat e njeriut dënohet si dyfytyrëshe dhe përse obskurantistët islamistë kanë dorë të lirë pas kryqezates në Irak. Për tefterin me mëkate të perendimit Xhon Pali i dytë ka thënë atë që duhej, por që si shpeshhere ka humbur në mjegullën e tymianit kristianokatolik."

Në Hungari vazhdojnë protestat kunder kryeministrit Gyurcsany i cili ka pranuar se ka manipuluar zgjedhjet. Për këtë "Westdeutsche Zeitung" shkruan:

"Gyurcsany manifeston një cinizëm, që është i pashembullt. Dhe ç´është më e keqja ai i konsideron siç duket gënjeshtrat si mjet krejtesisht legjitim për mbajtjen e pushtetit. Për të ardhmen e demokracisë së re kjo do të bëhet një hipotekë e vështirë. Edhe pse trazirat kryhen nga një grusht kriminelësh, shqetesimi në vend është i madh dhe kryeministri i ndërpret trazirat. Ky është trualli më i mirë për zemërim ndaj politikës dhe demokracisë. Së bashku me paketat e kursimit dhe ngritjen e taksave krijohet një bazë ideale për suksese të ekstremistëve në zgjedhje."


"Handelsblatt" shkruan:

"Pas trazirave në Hungari fshihet lufta e elitave. Nuk është e fshehtë, që opozita borgjeze e ishkryeministrit Viktor Orban ka tërhequr fijet në prapaskenë. Pak para zgjedhjeve komunale në 1 tetor ajo shpreson të ketë shanse. Por jo vetëm në Hungari ka trazira. Edhe pretendimi hegjemonist i nacionalkonservatorëve në Poloni, ndërrimi i pushtetit në Sllovaki nga e djathta tek të majtët dhe mosmarrja fund e krijimit të qeverisë në Çeki janë pjesë të ketyre konfrontimeve të mëdha politike. Shumë gjëra siç duket janë të lejueshme, gënjeshtrat si në Hungari, luftimi i opozitës me mjete policore si në Poloni, mungesa e përgjegjësisë ndaj zgjedhesve si në Çeki. Kështu rrezikohet kultura politike. Perëndimi duhet të jetë i përgatitur që transformimi në Evropën Lindore nuk është përmbushur ende."

  • Data 21.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnp
  • Data 21.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnp