Misioni i BE-së duhet të ketë kompetenca të kufizuara | Ballkani | DW | 24.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Misioni i BE-së duhet të ketë kompetenca të kufizuara

Autoritet e Prishtinës, thonë se bartja e përgjegjësive nga UNMIK-u tek institucionet e Kosovës duhet bërë paralelisht me zgjidhjen e statusit

Skenë në rrugë, Prishtinë

Skenë në rrugë, Prishtinë

Udhëheqësit politikë kosovarë shprehën bindjen e tyre se administrata ndërkombëtare do të largohet nga Kosova më së largu deri në fund të këtij
viti. Në një takim që grupi tranzitor zhvilloi në Prishtinë u tha se, misioni i ri i BE-së që do të instalohet pas zgjidhjes së statusit, do të jetë i kufizuar në kompetenca dhe në numër shumë më të vogël të personelit sesa ishte misioni i administratës ndërkombëtare.

Është e rëndësishme që pakoja e statusit e ndërmjetësit Marti Ahtisari, të pritet pozitivisht në Kosovë. Nga ana tjetër, administrata ndërkombëtare po përgatit terrenin për bartjen e përgjegjësive tek institucionet e Kosovës dhe në një shkallë më të vogël tek misioni i BE-së. Pra kalimi i plotë i përgjegjësive gjithsesi do të ndodhë gjatë kësaj periudhe tranzitore thotë Joakim Rycker.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ndërkaq, thotë se bartja e përgjegjësive nga UNMIK-u tek institucionet e Kosovës duhet bërë paralelisht me zgjidhjen e statusit të Kosovës gjë që sipas tij nuk duhet të zgjasë shumë.

Në Kosovë, pas zgjidhjes së statusit, do të instalohet një mision i BE-së. Presidenti Sejdiu, shpreson se ky mision do të jetë shumë i kufizuar në kompetenca.

Autoritet kosovare thonë se, prania e ardhshme ndërkombëtare do të garantojë
siguri dhe stabilitet dhe do të punojë sipas ligjeve kosovare. BE-ja do të trashëgojë nga UNMIK-u përgjegjësi në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganave. Misioni i BE-së që do të instalohet në Kosovë pas zgjidhjes së statusit, do të përbëhet nga një mijë deri në një mijë e treqind persona.

Rreth një mijë nga ta do të jenë policë, të cilët do të këshillojnë dhe mbikëqyrin kolegët lokalë, si dhe do kenë rol ekzekutiv në hetimin e çështjeve specifike, si krimi i organizuar apo korrupsioni.

  • Data 24.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZP
  • Data 24.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZP
Reklamë