1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Misioni i Asistencës Policore të BE akordon 5.5 milion euro për Shqipërinë

Arben Muka/ Tiranë12 Shtator 2008

Gjatë fazës së tretë të aktivitetit të këtij misioni do të realizohet për herë të parë edhe në Shqipëri marrja e ADN-së për veprat e renda penale.

https://p.dw.com/p/FGx9
Oficerë policie të disa vendeve të BE
Oficerë policie të disa vendeve të BEFotografi: AP

Misioni i Asistencës Policore të BE, ose siç thirret PAMECA, ka vendosur të qendrojë dhe tre vite të tjera në Shqipëeri, ku ka programuar që të financojë projekte që kapin një shumë 5.5 milion euro. Kjo fazë e tretë, që është vazhdë e dy të mëparshmeve, ka disa specifika në fushat prioritare ku do të përqëndrohet asisitenca e policisë europiane.

Sipas një dokumenti të parbashkët që ka nënshkruar në Tiranë misioni PAMECA me drejtuesit e policisë së shtetit të Shqipërisë, deri në vitin 2011 do të punohet për përmirësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, menaxhimit të integruar të kufijve, rendit dhe sigurisë publike, menaxhimit të burimeve njerëzore, financiare dhe aseteve, si edhe në fushën e këshillimit strategjik. Një nga objektivat e pandryshueshëm të PAMECA-s në Shqipëri është ndihma për policinë e shtetit që të ofrojë një shërbim bashkëkohor, efektiv dhe të orientuar drejt qytetarit në mënyrë që cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë të përmirësohet. Gjithashtu asistenca europiane do të përqendrohet dhe tek mbikëqyrja demokratike e kontrolli civil i aktiviteteve të policisë së shtetit.

Një pikë mjaft e rëndësishme e mbështetjes së Misionit të Asistencës Policore të BE-së është dhe aplikimi në Shqipëri që nga viti i ardhshëm e realizimit të analizave të ADN-së, për ato raste të krimit të rëndë dhe kur dëshmitarët mungojnë, ose kur hezitojnë që për arsye të sigurisë të dalin para trupit gjykues.

Në periudhën 3 vjecare të asistencës do të qendrojnë në Shqipëri 12 ekspertë nga disa vende të BE-së dhe projekti do të zbatohet nën udhëheqjen e një konsorciumi, të përbërë nga enti i sektorit publik të Irlandës së Veriut, në partneritet me Ministritë e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Austrisë.