1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mision faktmbledhës i ODIHR-it në Tiranë për reformën zgjedhore

Arben Muka, Tiranë13 Shkurt 2008

Zyrtarët e ODIHR-it ndodhen në Shqipëri në kohën që politika polemizon mbi çështjen e reformës zgjedhore. Ndërkohë puna e komisionit parlamentar për këtë qëllim po has në pengesa dhe vështirësi të shumta.

https://p.dw.com/p/D76q
Pamje nga TiranaFotografi: Aida Cama

Si është ecur deri më tani me realizimin e reformës zgjedhore? Si do të kapërcehen cështjet më delikate, që kanë shkaktuar debat mes politikanëve në Tiranë? Pikërisht përgjigjen e këtyre dy pyetjeve kryesore po tenton të marrë në Shqipëri, nje ekip zyrtar nga ODIHR-i, i cili nga mesdita e së mërkurës (13.02)nisi kontaktet me politikanë të të gjithë spektrit, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe diplomatë përendimorë. Në takime të veçanta dhe jashtë vëmendjes së medias ekipi po mban shënime mbi pikpamjet e palëve për sistemin zgjedhor më të përshtatshëm për kushtet e vendit, për mënyrën e ndërtimit të komisioneve të votimit në qëndër dhe në bazë, për masën e pragut të lëjuar që një forcë politike duhet të ketë pjesmarrje në parlament etj.


Misioni faktmbledhës i ODIHR-it ndodhet në Tiranë në një moment kur partitë e vogla parlamentare nga njëra anë dhe dy partitë kryesore PD dhe PS janë të acaruara, për shkak të mënyrës se si po ndërtohet ligji i ri elektoral. Por misioni i zyrtarëve të ODIHR-it ka dhe një rëndësi tjetër: Raporti që do të përgatitet në zyrat qendrore të organizatës në Vjenë, do të jetë thelbi i prezantimit për punën, që ka bërë Shqipëria për reformën zgjedhore gjatë punimeve të Samitit të Bukureshtit të NATO-s, ku Tirana zyrtare pret të marrë një ftesë për anëtarësimin në Aleancën Veriatlantike.