1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mish pule i shrenjtë - Kontrolle të ashpra

Filip Slavkoviç13 Janar 2006

Rreziku i një pandemie sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është në rritje. BE-ja ashpërson kontrollet. Mbi rregullat e vendosura në Gjermani.

https://p.dw.com/p/Ar1d
Fotografi: AP

Pas përhapjes së shpejtë të sëmundjes në Turqi organizata paralajmëron nga një rreziku i përhapjes së shpejtë të virusit. Ndonëse edhe pas disa rasteve të vdekjes atje ende nuk ka shenja të përçimit të virusit nga njeriu tek njeriu, rreziku ekziston çdo ditë. Për luftën kundër virusit organizata përllogarit kosto gjithsej në vlerën 1.5 miliardë dollarë. Në një konferencë donatorësh javën e ardhëshme Organizata Botërore e Shëndetësisë synon të krijojë një "task force".

Në luftën kundër gripit të shpendëve Gjermania ka vendosur kontrolle të forta. Kushdo që vjen në Gjermani nga vendet e rrezikuara nuk lejohet të sjellë shpendë ose produkte nga shpendët. Kjo nuk vlen vetëm për Turqinë dhe Kinën, por edhe për Indonezinë, Kamboxhian, Kazakistanin, Laosin, Malajzinë, Pakistanin, Rusinë, Rumaninë, Korenë e Veriut, Tajlandën, Ukrainën dhe Vjetnamin.

Vendet e rrezikuara i përcakton ministria për ushqimin, bujqësinë dhe mbrojtjen e konsumatorit. Punonjësit e këtij dikasteri në këtë drejtim nuk bëjnë asnjë dallim mes vendeve klasike të epidemisë së shpendëve dhe virusit të tipit H5N1 që është i rrezikshëm për njeriun. Përkundrazi: në një listë të dytë për vendet e rrezikuara do të përfshihen edhe Kroacia dhe Mongolia, pavarësisht që prej javësh nuk është njoftuar asnjë rast i ri i gripit të shpendëve.

Megjithatë nuk mjaftojnë vetëm kontrollet në kufijtë e Gjermanisë, thotë Dietrih Raso, drejtuesi i sektorit përkatës në këtë ministri: "Unë duhet t´i udhëzoj udhëtarët që të evitojnë zonat e infektuara si dhe produktet dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me shpendët. Vizita nëpër tregjet e shpendëve është gjithashtu e ndaluar. Mishi i shpendëve dhe produktet e tyre duhet të konsumohen vetëm në rast se janë zierë ose pjekur fort."

Rreziku më i madh për infektimin prej epidemisë sipas ekspertëve të ministrisë vjen prej importimit të produkteve të shpendëve nga mungesa e njohurive. Ndaj qysh nga gushti i vitit 2005 janë vendosur kontrolle, që janë ashpërsuar sërish pas rasteve të gripit të shpendëve në Turqi. Si antare e BE-së mundësitë e Gjermanisë për kontrolle janë kufizuar kryesisht nëpër aeroporte dhe porte. Dietrih Raso: "Në aeroporte zhvilohen kontrolle të përbashkëta të autoriteteve të veterinarisë dhe të doganave. Përveç kësaj ne kemi intensifikuar kontrollet mobile nëpër autostrada, ku ndalohen automjete ose autobusë udhëtarësh dhe kontrollohet malli që ato transportojnë. Këto masa janë të domosdoshme."

Veçanërisht janë në shënjestër të kontrollorëve automojetet që vijnë nga Bosfori dhe qarkullojnë në autostradat gjermane. Në listën e kuqe të kontrollorëve janë përfshirë shpendët e gjallë dhe të therur, puplat, shpendët e gjuetisë si dhe produktet e tyre, sallam apo vezë të freskëta ose të ziera pak. Kushdo që kapet duhet të llogarisë me gjoba të majme: "E rëndësishme është që këto produkte të shmangen menjëherë. Ato nuk duhet të përdoren sërish. Nëse autoritetet mendojnë, që ato janë importuar ilegalisht gjoba mund të arrijë deri në 25.000 euro."

Autoritetet, siguron Dietrih Raso nga ministria e ushqimit, bujqësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit, nuk falin në raste shkeljesh, Të paktën në aeroportet e Gjermanisë deri tani nuk ka pasur probleme të mëdha.