Miratohet pa vota kundër ligji kundër shkëputjes së Tajvanit nga Kina | Bota | DW | 14.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Miratohet pa vota kundër ligji kundër shkëputjes së Tajvanit nga Kina

Në përfundim të mbledhjes plenare të kongresit të popullit në Kinë kryeministri Wen Jiabao e justifikoi sot mbetjen në fuqi të ligjit për dënimin me vdekje. Ai tha se rrethanat ekzistuese në Kinë e bëjnë të pamundur heqjen e këtij dënimi. Jiabao mbrojti gjithashtu ligjin e dikutueshëm kundër shkëputjes së Tajvanit nga Kina. Kerstin Lohse na njeh me hollësitë.

default

Me duartrokitje të gjata u shoqërua ritheksimi i qëndrimit të Kinës ndaj Tajvanit. Në mbyllje të punimeve 10-ditëshe pa asnjë votë kundër, me vetëm dy abstenime, thuajse 3.000 përfaqësuesit në parlament votuan pro ligjit të diskutueshëm në rrafshin ndërkombëtar, atij kundër shkëputjes së Tajvanit. Ligji parashikon sulm ndaj Tajvanit në rast se qeveria tajvaneze synon pavarësimin e republikës ishull.

Partia qeveritare tajvaneze e kishte cilësuar paraprakisht ligjin në fjalë si autorizim për ndërhyrje ushtarake dhe ka bërë thirrje për demonstrata masive më 26 mars.

Në fjalimin e tij dje kreu i shtetit dhe i partisë kineze Hu Jintao i bëri thirrje ushtrisë që të përgatitej për luftë dhe ta vendoste mbrojtjen e vendit mbi të gjitha detyrat. Më parë ai ishte zgjedhur nga parlamenti kryetar i komisionit ushtarak dhe zotëron në këtë mënyrë pushtetin më të madh në vend. Në rast se një ditë Kina do të vendosë vërtet të sulmojë Tajvanin, atëherë do të jetë Jintao që do të japë urdhërin përkatës.

Kryeministri Wen Jiabao u përpoq sot përpara shtypit që ta nënvlerësonte kërcënimin. Në konferencën mbyllëse për shtyp ai theksoi se ligji kundër shkëputjes së Tajvanit nuk përbënte ligj lufte.

"Ky ligj synon fuqizimin e marrëdhënieve midis dy anëve të ngushticës së Tajvanit. Ky është një ligj për ribashkimin paqësor. Ai nuk drejtohet as kundër popullësisë në Tajvan e as nuk është ligj lufte. Në vend të kësaj ai parashikon intensifikikimin e shkëmbimeve dhe mbron interesat e afaristëve tajvanezë, që veprojnë në Kinë. Paqe mund të ketë vetëm nëse u tregohen kufijtë forcave që synojnë pavarësinë." - theksoi kryeministri Wen Jiabao.

  • Data 14.03.2005
  • Autor Kerstin Lohse
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQA
  • Data 14.03.2005
  • Autor Kerstin Lohse
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQA
Reklamë