1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Miratohet nga qeveria gjermane reforma e re e federalizmit

Monika Dittrich30 Qershor 2006

Ajo u vlerësuar si "nëna e të gjitha reformave". Bëhet fjalë për reformën e federalizmit. Pas këtij titulli të rëndë, fshihet ndryshimi më i madh i kushtetutës në historinë e Republikës Federale Gjermane. Detyrat kryesore do të ndahen tani mes qeverisë dhe landeve.

https://p.dw.com/p/Ar0C
Debatet në Bundestag për reformën federaliste
Debatet në Bundestag për reformën federalisteFotografi: AP

Shans historik apo flluska uji? Kancelarja gjermane Angela Merkel foli mbi një projekt gjigand. Ka ardhur koha që ta observojmë marrëdhënien mes qeverisë dhe landeve gjermane. Edhe pse askush nuk do të cënojë hierarkinë në sistemin qeveritar: "Sistemi ynë federal është i sukseshëm. Njerëzit jetojnë në landet e tyre. Por gjatë këtyre 60 viteve, Republika Federale e Gjermanisë ka pësuar disa kriza të rënda. Dhe shumë qytetarë nuk dinë tani se cili institucion është përgjegjës për cilën fushë."


Me reformën e re të federalizmit, do të ndyshojnë shumë gjëra. Qeveria nuk do të këshillohet më aq shpesh me landet e veçanta, përpara se të vendosë mbi një ligj të ri. Nga ana tjetër, landet do të marrin më shumë kompetenca nga qeveria federale, si për shembull në sektorin e arsimit, sektorit publik dhe në atë të mbrojtjes së ambientit. Shefi i fraksionit të partisë social demokrate, Peter Struck: "Arritëm deri këtu vetëm sepse të gjithë ishim të gatshëm për kompromise. Varianti i mëparshëm nuk funsionon më."

Problemi më i madh brenda rradhëve të koalicionit të madh qeveritar gjerman, është politika e arsimit. Unioni kristian demokrat dhe partia social demokrate, arritën me mundim që t´i bindin landet, që qeveria të vazhdojë të ketë pushtet në sektoret e shkencës dhe kërkimit të universiteteve gjermane. Por politika e shkollave do të jetë vetëm çështje e landeve përkatëse. Ky vendim u kritikua ashpër nga opozita.

Bodo Ramelov i Partisë së Majtë: "Ne nuk zhvillojmë diskutime mbi leximin, shkrimin apo matematikën, ku kemi kaq shumë probleme. Ne kemi probleme të rënda në fushën e arsimit dhe në vend që të investojmë tek fëmijët tanë, tek e ardhmja e tyre, e cila është pasuria e vetme e shoqërisë sonë, ju e dorëzoni këtë përgjegjësi për një çmim qesharak. Kjo qeveri nuk i përmbush përgjegjësitë historike që ka mbi supe."

Ndërkohë partia liberale kritikoi faktin se kjo reformë u krijua pa folur më parë mbi financat, shpjegon shefi i FDP-së, Guido Vestervelle: "Marrëdhënia mes qeverisë dhe landeve nuk mund të ndryshohet pa folur mbi lidhjet financiare mes qeverisë, landeve dhe landeve me njëra-tjetrën. Ne e dimë të gjithë nga eskperienca në jetën private, se kompromiset mund të arrihen vetëm në rast se të dyja palët janë të kënaqura."

Deputetët e koalicionit të madh qeveritar reaguan të qetë ndaj kritikave. Ky është vetëm hapi i parë i reformës së federalizmit. Të premten e ardhshme pritet miratimi i Këshillit Federal.