Miqësi e re? SHBA do të përkrahin Indinë në programet e saj civile atomike | Bota | DW | 20.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Miqësi e re? SHBA do të përkrahin Indinë në programet e saj civile atomike

Që në takimin e parë mes shefit të qeverisë së Indisë, Manmohan Singh dhe presidentit amerikan, Xhorxh Bush në Uashington, u theksuan marrëdhëniet e mira dhe vlerat e përbashkëta që kanë të dy vendet. Presidenti amerikan, Xhorxh Bush bëri të ditur, se ai do të angazhohet për programet civile atomike të Indisë. Ky hap shënon edhe një ndryshim në politikën amerikane ndaj Azisë jugore. Sipas analistëve ekzistojnë disa arsye për këtë ndryshim kursi të amerikanëve

Presidenti amerikan, Xhorxh Buxh pas takimit me kryeministrin e Indisë, Manmohan Singh

Presidenti amerikan, Xhorxh Buxh pas takimit me kryeministrin e Indisë, Manmohan Singh

Pas provave atomike, që India zhvilloi në vitin 1998, SHBA vendosën sanksionet ekonomike kundër këtij shteti. Megjithatë qysh në kohën e presidentit, Bill Klinton, këto sanksione u hoqën, hap pas hapi përmes afrimit politik dhe liberalizmit ekonomik.
Pas ngjarjeve të 11-shtatorit kjo lloj tendence u forcua më shumë; India bënte pjesë në vendet që i shprehën mbështetjen amerikanëve. Në vitin 2002 u nënshkrua pakti strategjik i partneritetit. Në qershor të ketij viti ky kulmoi në një marrëveshje kornizë, që parashikon edhe manovra të përbashkëta ushtarake. Madje edhe tregtia e pajisjeve të armatimit do të lehtësohet përmes kësaj marrëveshjeje.

Megjithkëtë paratenzë, për shumë vëshgues politikë erdhi e papritur deklarata e Xhorxh Bushit për ofrimin e mbështetjes amerikane shtetit indian, në programet civile atomike. Kjo para së gjithash, sepse India refuzon të nëshkruajë marrëveshjen për bllokimin e armëve atomike. Kristian Vagner, ekspert për politikën e sigurisë në fondacionin gjerman të shkencës dhe politikës, sheh në këtë vendim të amerikanëve një politikë për energjinë: "Kjo marrëveshje ka si qëllim të zgjidhë problemet me energjinë që ka India. Prodhimi i energjisë atomike përbën vetëm 2% në totalin energjitik të shtetit. India, ashtu si edhe Kina, ka kërkesa gjigande për energji. Në vitet e ardhshme, ky vend do të rrisë edhe importin e naftës. Kështu bashkëpunimi me amerikanët është një hap i rëndësishëm në drejtim të modernizimit ekonmoik të Indisë."

Rreziku që marrëveshja me amerikanët të mund të rëndojë edhe marrëdhëniet e Indisë me rivalin e hershëm, Pakistanin, nuk përbën ndonjë problem shumë të madh për ekspertin gjerman Vagner: "Ne vëzhgojmë prej vitesh, atë që bën SHBA, pra ajo po e veçon politikën e saj në drejtim të Indisë dhe Pakistanit. Pakistani ka vendin e tij të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe në drejtim të stabilitetit në Afganistan. India, nga ana tjetër, ka marrë përsipër një rol më të spikatur strategjik në arenën politike botërore."

Interesi i Shteteve të Bashkuara është që t'i vendosë rivalit strategjik Kinës, një kundërpeshë rajonale. Por këto llogari mund të jenë bërë pa të zotin. Megjithëse konsiderohet si e mundshme, që India do të ndjekë linjën amerikane në çështjet e transferave tekonologjike, mbetet të pritet nëse India vetë mund t'a interpretojë ndryshe rolin e saj strategjik. Eksperti për Azinë Jugore, Vagner vëren:" Në këtë rast, politika e Indisë, ka si synim, që të ruajë më shumë baraspeshën mes të dy vendeve. Ajo deri më tani nuk do të marrë anën as të njërës, e as të tjetrës palë. India dhe Kina i kanë zgjeruar dukshëm marrëdhëniet e tyre në këto dy vite. Edhe tregtia mes të dy vendeve ka marrë përmasa të reja, madje investorë indianë kanë shkuar në Kinë. Ekonomia kineze përfiton nga industria kompjuterike e Indisë. Pra unioni indian përpiqet dukshëm për baraspeshën, si në drejtim të Kinës ashtu edhe të SHBA-së."

Vështirësi të papritura mund të shfaqen edhe në çështje të tjera politike. Përsa kohë që Delhi nuk nëshkruan marrëveshjen për bllokimin e armëve atomike dhe nuk është i gatshëm për të lejuar kontrollet ndërkombëtarë në reaktorët atomikë, mund të ketë probleme me premtimin e Bushit. Po-ja amerikane për mbështetjen e programeve civile atomike mund të ndeshë në protesta të forta ndërkombëtare.
Qysh në takimin mes krymeinistrit indian, Singh dhe presidentit Bush, u la të kuptohej, se vështirësitë mund të lindin në të ardhmen. SHBA nuk mbështet Indinë në synimin e saj për vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Edhe në çështjen e importimit të gazit nga Irani drejt Indisë, SHBA nuk ka dhënë pëlqimin e saj.

Kështu që mbetet se si do të zhvillohet më tej, partneriteti i ri i dy demokracive më të mëdha në botë.

  • Data 20.07.2005
  • Autor Tobias Grote-Beverborg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOd
  • Data 20.07.2005
  • Autor Tobias Grote-Beverborg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOd
Reklamë