Ministrja e jashtme amerikane, Rajs në tur evropian | FOKUS | DW | 07.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Ministrja e jashtme amerikane, Rajs në tur evropian

Rumania dhe SHBA nënshkruan të martën një marrëveshje kuadër për ndërtimin e katër bazave amerikane në bregdetin rumun. Rajs tha, se të dyja vendet tani janë "vëllezër armësh dhe motra armësh"

Kondolisa Rajs

Kondolisa Rajs

Natën duke gdhirë dita e sotme ministrja e jashtme amerikane, Kondolisa Rajs u largua nga Bukureshti në drejtim të Kievit. Në qendër të vizitës së saj në Rumani ishte vetëm nënshkrimi i marrëveshjes, e cila parashikon kalimin e bazave ushtarake nën kontrollin e SHBA. Tri orë e gjysmë qëndroi Rajs në Rumani, ajo vizitoi ambasadën dhe shkollën amerikane. Asaj nuk i mbeti fare kohë për biseda të hollësishme për çështje delikate- si për të ashtuquajturat burgje të CIA-s. Në bisedimet me presidentin rumun, Trajan Bashesku besohet, se kjo çështje nuk ka luajtur asnjë rol, por në konferencën pasuese të përbashkët të shtypit, punët ishin ndryshe. Presidenti Bashesku u përpoq t'u jepte përgjigje shumë pyetjeve të hapura: "Burgjet të CIA-s në territorin e Rumanisë? Një gjë të tillë nuk ka patur, nuk është e mundur që në Rumani të torturohen njerëz. Ne jemi një vend që respekton të drejtat e njeriut!"

Grupet e të drejtave të njeriut si Human Rights Watch shohin në uljen dhe ngritjen e avionëve të CIA-s gjoja prova, se të dyshuar për akte terroriste mbahen në burgje rumune. CIA ka marrë në të kaluarën me qira avionët e firmave të caktuara. Bashesku konfirmoi se ka pasur ndalime të ndërmjetme të këtyre avionëve në Rumani.

Bashesku: "Avionë janë ulur dhe do të ulen edhe në të ardhmen. Rumania bashkëpunon me SHBA jo vetëm ushtarakisht dhe politikisht, por edhe shërbimet e fshehta kooperojnë në mënyrë intensive."

Edhe ministrja e jashtme amerikane Rajs theksoi në Bukuresht, se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi i shërbimeve të fshehta të vendeve të ndryshme. Ajo tha se i përmbahet qëndrimit që terroristët të arrestohen në rrugë dhe të merren në pyetje, nëse kjo shpëton jetë njerëzish. Edhe ushtarë rumunë janë stacionuar në Irak, dhe në operacionin e atjeshëm ata kanë marrë pjesë që në fillim. Ministrja e jashtme amerikane tha, se Rumania është një nga partneret dhe miket më të ngushta të SHBA. Përsa i përket marrëveshjes për bazat e trupave, ajo foli për një hap historik.

Gazetarët rumunë shtruan megjithatë pyetjen, nëse prania e bazave amerikane në Rumani nuk e shton terrorin. Bashesku tha, se vendi i tij i hyn rreziqeve të kalkuluara.

Sipas të dhënave rumune, bazat ushtarake do të jenë të gatshme për përdorim vetëm në mes të vitit të ardhshëm. Njësi të mëdha ushtarake amerikanët nuk kanë ndërmend të stacionojnë atje. Me sa duket ata janë të interesuar që t'i mbajnë bazat të gatshme për ndërhyrje eventuale.

  • Data 07.12.2005
  • Autor Gerwald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhH
  • Data 07.12.2005
  • Autor Gerwald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhH