Ministria shqiptare e punes: Kemi bere perpjekje per riaktivizimin e marreveshjes me Gjermanine | Gjermania | DW | 19.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ministria shqiptare e punes: Kemi bere perpjekje per riaktivizimin e marreveshjes me Gjermanine

Ministria e Punes ne Tirane ka reaguar ndaj raportit te Dojçe Veles per mosfunktionimin e marreveshjes per kualifikimin e puntoreve shqiptare permes punesimit te pekohshem ne Gjermani

Ministria e punës dhe e Çështjeve Sociale ka reaguar ndaj raportit të Dojçe Veles për punësimin e shqiptarëve në Gjermani me një deklaratë për shtyp. Në të mes të tjerash thuhet, se si shkak për pezullimin e marrëveshjes bilaterale me Gjermaninë ka qenë moskorrektesa e puntorëve shqiptarë. Ne nje Interviste ekskluzive per programin shqip te Dojce Veles, zyrtari gjerman i pales kontraktuese te Shqiperise ne kete marreveshje, Klaus Shuldes, me pare e kishte shpjeguar mosfunksionimin e marreveshjes ne fjale, duek argumentuar, se ne Shqiperi mungon nje partner i besueshem per zbatimin e marreveshjes.

"Për disa vjet, 1992-1995, marrëveshja funksionoi, duke dërguar në RFGJ gjithsejt rreth 500 punëtorë shqiptarë. Por, gjatë këtyre viteve, pala gjermane shprehu pakënaqësi sepse punëtorët shqiptarë devijonin nga programi dhe destinacioni, duke mos respektuar kontratat, duke u larguar nga vendi i punës, duke përfunduar në punë dhe vende të tjera si emigrantë ilegalë, përfundimisht duke mos u kthyer në Shqipëri. Në këto kushte marrëveshja u pezullua," thuhet më tej në deklaratë.

Për këtë arësye ministri Engjell Bejtaj e ka kërkuar riaktivizimin e marrëveshjes tek homologu i tij gjerman Volfgang Clement. Gjithashtu Ministria e punës është e interesuar për të hapur me Gjermaninë edhe marrëveshje të tjera qeveritare, që do të mundësonte punësimin e puntorëve shqiptarë për një farë kohe në Gjermani. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale i ka tashmë kapacitetet dhe infrastrukturën për t'iu përgjigjur me seriozitet kërkesave të marrveshjeve dhe bashkëpunimit dypalësh", përfundon deklarata e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale nxjerrë për shtyp të martën në Tiranë.

  • Data 19.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4v
  • Data 19.01.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4v