Ministri maqedonas i punëve të jashtme, Antonio Miloshovski qëndron në Prishtinë | Ballkani | DW | 23.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ministri maqedonas i punëve të jashtme, Antonio Miloshovski qëndron në Prishtinë

Miloshovski shprehet se Shkupi zyrtar përkrah arritjen e një marrëveshje teknike për çështjen e kufirit që në fund do të përfshihej edhe në rezolutën për Kosovën që pritet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit

Prishtina

Prishtina

Administrata ndërkombëtare dhe qeveria e Maqedonisë thuhet të jenë pajtuar që çështja e demarkacionit të kufirit Kosovë - Maqedoni të përfshihet në paketen politike të Marti Ahtisarit e pastaj edhe në rezolutën për statusin e Kosovës që pritet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit.

Ministri maqedonas i punëve të jashtme, Antonio Miloshovski, pas një takimi që zhvilloi me zëvëndësshefin e UNMIK-ut, Stiven Shuk, tha se Shkupi zyrtar përkrah arritjen e një marrëveshje teknike për këtë çështje që në fund do të përfshihej në rezolutën për Kosovën që pritet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit.

“Jemi pajtuar që kjo çështje duhet të zgjidhet me normat teknike të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që pritet te miratohet për statusin final të Kosovës“, tha Antonio Miloshoski. Ai poashtu përmendi se marrëveshja aktuale për kufijtë e arritur ndërmjet Shkupit dhe Beogradit është e vlefshme dhe si të tillë e njohin edhe Kombet e Bashkuara. Propozimi për zgjidhjen e kësaj çështje në këtë mënyrë, ndërkaq, u mbështet nga zëvëndësshefi i UNMIK-ut, Stiven Shok.

Ne kemi rekomanduar që kjo çështje të përfshihet edhe në pakon e ndërmjetësueit Marti Ahtisari, sepse kjo do të ishte mjaft e dobishme. Për këtë ne dëshirojmë që kjo çështje të përfshihet në rezolutë, tha Stiven Shuk.

Por kjo u kundërshtua nga ana e kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku: “Ne mendojmë se paketa e Ahtisarit duhet të përfshijë të gjitha ato çështje që i kemi diskutuar. Ne me Ahtisarin nuk kemi diskutuar çështjet teknike për demarkacionin. Ne kemi biseduar që Kosova të njihet brenda kufijve të vetë brenda kufijve ndërkombëtarë që i ka dhe besoj se Ahtisari këtë do ta konfirmoj”, tha kryeministri Çeku.

Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, rikujtoi autoritetet maqedonase se çështja e demarkacionit të kufirit Kosovë-Maqedoni, është diskutuar më herët me qeverinë e kaluar të Maqedonisë dhe ata janë dakorduar që kjo çështje është teknike dhe si e tillë duhet të zgjidhet në momentin më të favorshëm dhe më të përshtatshëm politik dhe në miqësi të mirë mes dy vendeve. Sidoqoftë, sipas qeverisë së Kosovës, në këtë fazë është me e rëndësishme definimi i statusit të Kosovës dhe pas saj, do të definohen, apo do të rikonfirmohen
kufijtë e Kosovës.

Ministri i jashtëm maqedonas, Antonio Miloshovski, gjatë vizitës në Kosovë është pajtuar me bashkëbiseduesit e tij në Prishtinë që çështja e statusit të mos shtyhet përsëri, pasi siç ka thënë ai kjo do të kishte pasoja për rajonin. Ai tha se, ky kapitull në rajon duhet të mbyllet me sukses sipas propozimit të ndërmjetësit ndërkombëtar Marti Ahtisari.

  • Data 23.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arax
  • Data 23.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arax
Reklamë